Ministri i parë i Luftës në Shqipërinë moderne

Autorët

  • Bernard Zotaj
  • Asllan Zemani

DOI:

https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.590

Abstrakti

Më 4 dhjetor 1912, në përbërje të kabinetit të qeverisë së parë të shtetit të pavarur shqiptar, që ishte Qeveria e Përkohshme e Vlorës, u krijua dhe dikasteri i Ministrisë së Luftës, që njihej ndryshe edhe si Ministria e Mbrojtjes Kombëtare. Në drejtim të Dikasterit të Parë të Luftës (Mbrojtjes Kombëtare) u përzgjodh dhe emërua një oficer madhor atdhetar i shquar nga Tetova, gjeneralbrigade Mehmet Deralla, që e krijoi dhe hodhi zyrtarisht bazat e saj. Mehmet Deralla u zgjodh ministër i luftës (Mbrojtjes Kombëtare) në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës, që ishte qeveria e parë e Shtetit të pavarur shqiptar, të shpallur më 28 Nëntorin e vitit të largët 1912, por historik për shqiptarët. Ai kishte qenë pjesë pikërisht e kësaj qeverie të kryesuar prej ideatorit dhe udhëheqësit të aktit të shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjes së Flamurit Kombëtar, Ismail Qemal Vlora. Madje ai, para kësaj, ishte ndër dëshmitarët e një prej ngjarjeve më të mëdha historike dhe i shpalljes së Pavarësisë, njëherëshi ndër nëshkruesit e aktit të pavarësisë së shtetit shqiptar.
Në dokumentet e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, të krijuar dhe dekretuar pikërisht më 4 Dhjetorin e vitit 1912, ishte i shkruar edhe emri i Ministrit të Luftës apo të Mbrojtjes Kombëtare të shtetit të pavarur shqiptar.

Fjalët kyçe:

Mehmet Deralla, Ministri i luftës, Qeveria e Vlorës, Ismail Qemali

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-02-07

Si të citoni

Zotaj, Bernard, and Asllan Zemani. 2023. “Ministri I Parë I Luftës Në Shqipërinë Moderne”. Diskutime 7 (23):372-85. https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.590.