Personaliteti i Mehmet Pashë Derallës në këngët popullore
DOI:
https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.554Abstrakti
Personaliteti i Mehmet Pashë Derallës në këngët popullore, do të përqendrohem në këngët rapsodike, të cilat i janë kushtuar këtij personaliteti të rëndësishëm të Qeverisë së Vlorës, e cila shpalli pavarësinë e saj të plotë. Në këtë punim do të trajtohet roli dhe angazhimi i Ministrit të parë të Luftës, Mehmet Pashë Deralla, që ka mbetur në kujtesën e popullit dhe që është shprehur nëpërmjet këngës. Me një mjeshtri të veçantë është skalitur madhështia, mençuria, guximi dhe trimëria e personalitetit të tij. Mehmet Pashë Deralla është një nga figurat më të çmuara të historisë sonë kombëtare. Janë të rrallë personalitet kombëtare si Deralla, të cilit dimensioni i jetës dhe i veprës shtrihet në përmasa historike të dy periudhave më të lavdishme të historisë së popullit shqiptar, atë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë.