Biografi e Mehmet Pashë Derallës, Ministër i parë i Luftës i Shqipërisë

Autorët

  • Bernard Zotaj

DOI:

https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.588

Abstrakti

Biografi e ministrit të parë të Luftës në Qeverinë e Shqipërisë, Mehmet Deralla si një nga figurat kyce që kurorëzuan shpalljen dhe pavarësinë e Republikës së Shqipërisë. Në mënyrë kronologjike në këtë biografi do trajtojmë lindjen e tij, familjen Deralla, atdhedashurinë e kësaj familjeje, shkollimin ushtarak në perandorinë Osmane, gradimin, angazhimin e Mehmet Derallës në lëvizjet politike dhe ushtarake të Kosovës, si: Lidhjen e Prizrenit, Kuvendet e ndryshme të kohës si drejtues me përmasa strategjike në trevat e Kosovës, por shquhet në kryengritjet e mëdha të viteve 1910, 1911, 1912, 1913, vite mjaft delikate dhe të rëndësishme për kombin shqiptar. Poashtu Mehmet Deralla ka shërbyer në kryeqendrën e tij si: Shkup, Manastir, ku ka kryer funksionin e komandantit të qarkut të Prizrenit në të cilin bënte pjesë: Tetova, Gjakova, Luma e Kukësi. Në këtë detyrë gjeneral Deralla, do t’i jepte fund karrierës si oficer i Ushtrisë Osmane. Gjenerali Deralla do të kontribuonte në Kuvendin e Pejës, 23-29 janar 1899, një organizatë politiko-ushtarake mbarëshqiptare. Ishin përpjekjet e personaliteteve shqiptarë të vitit 1899, të cilët nën drejtimin e patriotit të shquar Haxhi Zeka, ndërmorën këtë aksion politik dhe luftarak. Kuvendi i Pejës u shtyp pa i mbushur qëllimet dhe objektivat e saj. Mehmet Deralla ndërroi taktikë. Ai u vu në krye të aksioneve të veçuara e të grupeve të vogla vullnetare, duke iu këndërvënë që në embrion synimeve e veprimeve të monarkive ballkanike që kishin për hapësirën shqiptare. Mehmet Deralla u kap nga forcat osmane dhe u internua në shkretëtirat e Irakut prej nga u kthye aty nga viti 1908. Deralla tanimë 65 vjeçar u kthye nga Bagdati në Selanik e Shkup. Mehmet Deralla morri pjesë në organizimin dhe drejtimin e kryengritjeve të mëdha të Kosovës të viteve: 1910, 1911 dhe 1912.
Ismail Qemali gjatë udhëtimit për në Vlorë më 1912, porositi që të njoftohej Mehmet Pashë Deralla i qarkut të Prizrenit që përmblidhte rrethinat e Tetovës, Prizrenit, Gjakovës dhe të Lumës së Kukësit. Përpjekejt e tij do vazhdojnë krijimin e strukturimin e ushtrisë shqiptare dhe deri në vdekje do jetë aktiv në mbrotje të tokave shqiptare.

Fjalët kyçe:

Mehmet Deralla, lëzijet politike ushtrakae shqiptare, biografia, karriera ushtarake

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-02-07

Si të citoni

Zotaj, Bernard. 2023. “Biografi E Mehmet Pashë Derallës, Ministër I Parë I Luftës I Shqipërisë”. Diskutime 7 (23):361-66. https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.588.

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor