Shqipëria e 1913 sipas një diplomati Bullgar

Autorët

  • Salajdin Salihu

DOI:

https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.589

Abstrakti

Më 12 nëntor të vitit 1913, diplomati bullgar,Todor K. Pavllovi, e njoftonte Sofjen për gjendjen politike dhe shoqërore në Shqipëri. Në Raportin e shkruar nga ai, jep të dhëna për gjendjen politike dhe shoqërore të kohës. Diplomati flet për përçarjet shqiptare, për pakënaqësitë e ministrave ndaj Ismail Qemalit, për veprimet e Esat Pashës dhe për debatet rreth kryeqytetit të ri shqiptar.
Todor Pavllovi, një njohës i realitetit shqiptar të kohës, kishte lindur në Shkup, më 1878414, kishte studiuar për drejtësi në Lozanë të Zvicrës dhe kishte qenë deputet në Parlamentin Osman, ku ishte njohur me Hasan Prishtinën. Ai ishte lavdëruar nga Ismail Qemali për kontributin e tij në krijimin e raporteve të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Bullgarisë. Raportin numër 17415, të Konsulatës së Përgjithshme Bullgare në Vlorë, ia dërgonte dr. Vasil Radoslavovit, kryeministër, ministër i punëve të brendshme dhe drejtues i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Fjalët kyçe:

dokumente bullgare, Mehmet Deralla, Hasan Prishtina, Todor Pavllov

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-02-07

Si të citoni

Salihu, Salajdin. 2023. “Shqipëria E 1913 Sipas Një Diplomati Bullgar”. Diskutime 7 (23):367-71. https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.589.