Rreth «rregullave të drejtshkrimit të shqipes»
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.vi4.2849Abstract
Projekti i «Rregullave të drejtshkrimit të shqipes». që doli vitin e kaluar, është një sukses i madh për arësimin dhe kulturën tonë kombëtare. Ai ka gjithashtu edhe rëndësi shkencore, sepse përvijon shumë ligje të zhvillimit të shqipes së sotme dhe mbi bazën e këtyre ligjeve dhe të këtij zhvillimi bën përgjithësimet, sistemimin dhe trajtimin e materialit. Kështu ky projekt, nga njëra anë, bëhet një shprehës i nivelit që ka arritur procesi i formimit të gjuhës letrare kombëtare, si dhe shprehës i përparimit të madh të studimeve për shqipen, ndërsa nga ana tjetër ai merr vlerën e një dokumenti historik, që sanksionon njësitë. grupet. klasat e elementëve gjuhësorë, të formuara në procesin e zhvillimit të gjuhës dhe me këtë vërteton konvergimin gjuhësor. që është arritur deri më sot. Nga kjo pikëpamje projekti shënon një hap të madh përpara. sepse në të faktet gjuhësorë nuk trajtohen si të vdekura, pa jetën dhe pa të ardhmen e tyre, po si fakte të gjalla. që kanë ecur nëpër një rrugë, që vazhdojnë të zhvillohen brenda klasës së vet dhe që lidhen e kushtëzojnë njëri-tjetrin .Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
1968-12-01
How to Cite
Thomaj, J. (1968). Rreth «rregullave të drejtshkrimit të shqipes». Studime Filologjike, (4), 179–186. https://doi.org/10.62006/sf.vi4.2849
Numër
Section
Probleme dhe diskutime
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
