Letërsia shqipe e realizmit socialist drejt suksesesh të reja

Autorët

  • Dhimitër S. Shuteriqi

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i2.2854

Abstract

Nga data 24-26 prill të këtij viti u mbajt në Tiranë Kongresi II i shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Në punimet e kongresit morën pjesë edhe shokët Enver Hoxha, Hysni Kapo, Manush Myftiu, Mehmet Shehu, Ramiz Alia e Rita Marko, kryetari i Kuvendit Popullor, Behar Shtylla, anëtarë të Komitetit Qëndror të Partisë, të Presidiumit të Kuvendit Popullor e të Qeverisë, përfaqë- sues të organizatave të masave etj. Kongresin e deklaroi të hapur sekretari i përgjithshëm i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë, Shefqet Musaraj. Në emër të Komitetit drejtues të Lidhjes së shkrimtarëve dhe të artistëve, shoku Dhimitër S. Shuteriqi, kryetar i Lidhjes, mbajti raportin «Mbi gjendjen dhe detyrat e letërsisë dhe arteve tona». Në hyrje të raportit shoku Dhimitër S. Shuteriqi paraqiti sukseset me të cilat u paraqitën në kongres shkrimtarët dhe artistët tanë, tregoi se, si rrjedhim i kujdesit të partisë, radhët e shkrimtarëve dhe artistëve janë shtuar me talente të reja, të cilat po plotësojnë kërkesat e kohës me vepra të mira të realizmit socialist. Pastaj shoku Dh. S. Shuteriqi foli mbi ngjarjet me rëndësi për fatet e njerëzimit e të socializmit për fatet e atdheut, që u zhvilluan qysh nga Kongresi I i shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë, tregoi se si tradhëtia revizioniste çoi në degjenerim letërsinë dhe artin e sotëm sovjetik dhe vendeve të tjera ku erdhën në fuqi revizionistët. Në sajë të kujdesit të partisë dhe të mësimeve dritë- dhënëse të shokut Enver Hoxha, tha raportuesi, letërsia dhe artet kanë ecur përpara, duke ruajtur pastërtinë ideologjike, janë vënë plotësisht në shërbim të çështjes së madhe të popullit e të partisë, të ndërtimit të plotë të shoqërisë socialiste në vendin tonë. Në pjesën e parë të raportit u analizua gjendja e letërsisë dhe e arteve tona në periudhën midis dy kongreseve. Midis duartrokitjeve dhe brohoritjeve entusiaste, anëtari i Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror të PPSH, Ramiz Alia, për- shëndeti kongresin në emër të Komitetit Qendror të Partisë dhe perso- nalisht të shokut Enver Hoxha. Më poshtë po botojmë pjesë nga raporti i Kongresit II të shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë, mbajtur nga shoku Dhimitër. S. Shuteriqi.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

1969-03-01

How to Cite

Shuteriqi, D. (1969). Letërsia shqipe e realizmit socialist drejt suksesesh të reja. Studime Filologjike, 1(2), 19–38. https://doi.org/10.62006/sf.v1i2.2854