Të njohim vallet tona popullore ”Dy valle Dibrane”

Autorët

  • Nexhat Agolli

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i1.2874

Abstract

Dibra, përsa i takon krijimtarisë folklorike, paraqitet një nga rrethet më të pasura e më të larmishme. Krahas gjinive të tjera, një anë të ve- çantë e shumë të rëndësishme të kësaj krijimtarie e përbëjnë edhe vallet popullore. Dibranët janë mjeshtër të kërcimit, sepse ata i dashurojnë vallet që i kanë trashëguar brez pas brezi nga kohët më të hershme. Por vallja nuk është konsideruar vetëm si një element gëzimi e kënaqësie, por para së gjithash një mjet artistik. nëpërmjet të cilit ata shprehin, ndonë- se në mënyrë simbolike, karakterin burrëror, trim e të fortë të dibranit. Një frymë epike i përshkon tej e ndanë këto valle. Ato janë sa të gjalla e të forta, aq dhe tërheqëse për figurât dhe lëvizjet tepër karakteristi- ke. Forca shprehëse e tyre të bën për vete, të pushton.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Trupi përpara kësaj lëvizjeje ishte i orientuar gjysëm djathtas (pika 2).

  2. Trupi përpara kësaj lëvizjeje ishte i orientuar djathtas (pika 3).

  3. Krijimi apo rigjenerimi i motiveve të valleve popullore përbën një Problem me rëndësi të veçantë. Ky aspekt shfaqet në disa forma: kur një valle fillon të kërcehet me muzikë të re, kur melodia është po ajo dhe valltarët sjellin ndrvshime në lëvizjet dhe, kur krijohet në mënyrë të plotë si melodia ashtu edhe vallja. (Shih. R Katzarova Le tradition et l’esprit novateur dans la danse populaire, «Journal of the International Folk. Music. Council··. Vol. XV-V/1963, p. 63). Në rastin tonë kemi të bëjmë me një krijim të plotë si të valles ashtu dhe të melodisë. Kjo na jep të drejtë të mendojmë se. tek ne, krijimtaria e valleve jo vetëm rron e gjallë, por vazhdon të pasurohet edhe me motive të reja. (Shih N. Agolli — R. Bogdani, Kërkime koreografike në Zall-Dardhë. «Studime filologjike»·, 1965, nr. 3, f. 139-153.

  4. Përnjëherë me hapin nga e djathta valltari e lëviz edhe shkopin në të njëjtin drejtim.

  5. Shkopi bën të njëjtën lëvizje. Masat 7-8 : në këto dy masa përsëriten lëvizjet e mësipërme te masa.

  6. Përpara kësaj lëvizjeje trupi është i orientuar gjysëm djathtas (pika 2).

Downloads

Published

1969-03-01

How to Cite

Agolli , N. (1969). Të njohim vallet tona popullore ”Dy valle Dibrane”. Studime Filologjike, 1(1), 145–164. https://doi.org/10.62006/sf.v1i1.2874