Prof. Dr. Gëzim Rredhi (1960-2022)

Autorët

  • Merita Gjokutaj-Shehu

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3034

Abstract

Gëzim Rredhi ka lindur më 07.01.1960 në fshatin Arrëz e Vogël të Tepelenës. Mësimet e para i mori në vendlindje e më pas vijoi në shkollën e mesme pedagogjike “Pandeli Sotiri” në Gjirokastër. Studimet e larta i kreu për Gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër në vitin 1982. Më pas punoi me përkushtim në disa sektorë të kulturës dhe arsimit në rrethin e Tepelenës si inspektor për kulturën, drejtor i shkollës së mesme të bashkuar në Maricaj, Inspektor në kabinetin pedagogjik e më pas inspektor në drejtorinë arsimore. Në vitin 1994 fillon angazhimin si pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Letërsisë, Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Shoqërore, në Universitetin “Eqrem Çabej”, Gjirokastër. Studimet pasuniversitare i kreu pranë Fakultetit Histori dhe Filologji, Departamenti i Letërsisë, në Universitetin e Tiranës gjatë viteve 2001- 2003. Në vitin 2005 merr gradën shkencore “Doktor i shkencave në Letërsi” me temën “ Proza e Alberto Moravias mes psikoanalizës dhe neorealizmit”. Në vitin 2011 merr titullin “Profesor i asociuar” dhe në vitin 2015 titullin “Profesor”, duke plotësuar kështu profilin e tij si pedagog dhe studiues.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2022-12-06

How to Cite

Shehu, M. (2022). Prof. Dr. Gëzim Rredhi (1960-2022). Studime Filologjike, 1(3-4), 171–174. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3034

Numër

Section

Nekrologji