Për veprën gjuhësore “gramatikë historike e gjuhës shqipe” të akademikut Kolec Topalli
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3331Abstract
Elementet e para të gramatikës historike të shqipes zënë fill gati një shekull e gjysëm më parë. E në atë kohë nuk mund të niste ndryshe, veçse nga një i huaj, por me autoritetin elitar më të lartë. Ai ishte F. Boppi. Emri i tij bëri që pas këtyre “thërrimeve” të para gramatikore të shqipes të rrëmbeheshin përfaqësues të shkallëve më të larta të gjuhësisë historike. Kjo fushë studimesh, e cila së pari duket se u ndoq nga kureshtja, me kohë u bë një objekt shumë i kërkuar studimesh nga të huaj e vendës. Për vetë historinë e Shqipërisë dhe të shqipes, zota të kësaj fushe ishin të huajt, saqë për shumë kohë edhe autoritetet tona shkencore më të larta vështirë se mund t’u bënin atyre ndonjë vërejtje. Studimet e para për historinë e shqipes prekën burimin e shqipes, por më shumë fonetikën dhe etimologjinë. Studimet e mirëfillta, përgjithësisht të pjesshme, për gramatikën historike të shqipes u bënë më vonë. Duke filluar nga periudha e dytë e mijëvjeçarit të njëzet, thuajse vit pas viti, sundues të kësaj fushe u bënë studiuesit tanë, ndër të cilët mund të përmenden: prof. E. Çabej, prof. S. Riza, prof. I. Ajeti, prof. Sh. Demiraj, prof. B. Bokshi, prof. R. Ismajli, prof. M. Camaj, prof. S. Mansaku etj.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2012-06-18
How to Cite
Likaj, E. (2012). Për veprën gjuhësore “gramatikë historike e gjuhës shqipe” të akademikut Kolec Topalli. Studime Filologjike, 1(1-2), 223–228. https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3331
Numër
Section
Kritikë dhe bibliografi
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
