Shefkije Islamaj, Gjergj Fishta - Gjuha dhe stili I, II

Autorët

  • Vilma Proko-Jazexhiu

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3357

Abstract

Përurimi i monografisë së studiueses së mirënjohur prof. dr. Shefkije Islamaj “GJERGJ FISHTA – Gjuha dhe stili, në 2 vëllime”,në prag të jubileut të madh të 100-vjetorit të shtetit shqiptar u mbajt më 22 tetor 2012 në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Në fjalën e hapjes prof. Jorgo Bulo, pasi vuri në dukje kontributet e prof. dr. Shefkije Islamajt në studimet gjuhësore, ndaloi posaçërisht në një fushë studimi pak të lëvruar, siç është gjuha dhe stili i shkrimtarëve tanë. Pas botimit të studimit për gjuhën e shkrimtarit Jakov Xoxa, Sh. Islamaj vjen me një vepër të re në dy vëllime për gjuhën dhe stilin e Gj. Fishtës. Dy shkrimtarë larg njëri-tjetrit në kohë, - theksoi referuesi, - por dy autorë të mëdhenj të letërsisë shqipe që i bashkon pasuria dhe forca e krijimtarisë gjuhësore në veprën e tyre. Shefkije Islamaj, - përfundoi prof. Bulo, - ka meritën e veçantë që me guxim i ka hyrë punës në këtë fushë studimi, duke sjellë një kontribut të ri vetjak.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2012-12-18

How to Cite

Jazexhiu, V. (2012). Shefkije Islamaj, Gjergj Fishta - Gjuha dhe stili I, II. Studime Filologjike, 1(3-4), 230–242. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3357

Numër

Section

Jeta shkencore