Botimi dhe studimi i veprës së gjeniut

Noli në Kosovë

Autorët

  • Myrvete Dreshaj-Baliu

Abstract

Objekt i këtij studimi janë bërë arritjet e gjertanishme të kërkimeve noliane në Kosovë. Shënimi i 50-vjetorit të vdekjes së tij na obligoi që të merremi më gjerësisht me vazhdimin e kërkimeve të veprës dhe të bëmave të tij të shumta dhe me ndikim në jetën e popullit shqiptar; t’i kthehemi studimit sistematik të veprës së tij nga studiues të dijeve, të metodave të ndryshme dhe të qasjeve të shumta në periudha të caktuara; si dhe të reflektojmë në disa nga vlerësimet e gjertanishme për të në shkencën shqiptare, duke i parë ato edhe në kontekstin krahasues. Arsyet e kësaj qasjeje u nxitën prej synimit që në plan të parë të sjellim një pamje të plotë të botimit të veprës së tij në Kosovë dhe të qasjes nga studiuesit e këtushëm, si dhe të bëjmë një tipologji të studimeve të botuara nga fillimet e deri më sot për të; prej informatave a indicieve për praninë edhe të disa studimeve të panjohura deri më tash; prej botimit jo të plotë, jo sistematik dhe jo filologjik e tekstologjik të veprës së tij, të njohur më parë dhe asaj të mbetur në dorëshkrim etj. Pra, që vepra e Nolit, përgjithësisht, të shihet me tërë përbërësit e saj hapësinorë dhe kronologjikë, të gjitha gjetjet e gjertanishme: botimet, studimet dhe tekstet e tjera do të trajtohen në kontekstin kohor dhe tipologjizues.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. I. Ajeti, H. Vokshi, Nga letërsia shqipe, “Mustafa Bakija”, Prishtinë, 1951, f. 179.

  2. Më duket i paqëndrueshëm vlerësimi i studiuesve dhe bibliografëve të Nolit, që veprën e Profesor Idriz Ajetit Nga letërsia shqipe (1951), ta përfshijnë vetëm në radhorin e librit shkollor, e cila krahas studimeve historiko-letrare dhe gjuhësore, e recensionale, përfaqëson veçantitë e saj.

  3. Shih më tej, M. Dreshaj – Baliu, Editimet historiko-letrare të Profesor Idriz Ajetit - një fushë e panjohur, në vëllimin e Konferencës shkencore në fushë të filologjisë për nder të Akademik Idriz Ajetit, Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, Fakulteti i Edukimit, Prizren, 2014, f. 55-61.

  4. R. Qosja, Shkrimtarë dhe periudha, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2005, f. 310.

  5. R. Qosja, Antologjia e lirikës shqipe: prej De Radës e këndej, “Rilindja”, Prishtinë, 1970, f. 89-98.

  6. Vep. e cit., f. XXV.

  7. Po aty, f. XVI-XXVI.

  8. I. Rugova – S. Hamiti, Kritika letrare (Tekste, shënime, komente), “Rilindja”, Prishtinë, 1979, f. 186.

  9. Y. Zajmi, Fan Noli – Jeta dhe vepra, “Rilindja”, Prishtinë, 1986, f. 385.

  10. A. Spahiu, Noli: Jeta në Amerikë (monografi), Tiranë, 2007, f. 294.

  11. M. Raifi, Fan Noli dhe Migjeni, Prishtinë, 1975, ribotuar më 1979.

  12. M. Raifi, Lasgushi, Noli, Migjeni, “Rilindja”, Prishtinë, 1986, f. 33.

  13. M. Raifi, Tri moderna albanska pesnika: Ljasguš Poradeci, Fan Noli, Miđeni, Prištinë, 1987.

  14. M. Raifi, Lasgushi, Noli dhe Migjeni, f. 7.

  15. Leksiku oriental te Noli sipas llojit të veprave, denduria e tyre dhe funksioni stilistik, në vëllimin “Fan S. Noli, në 100 vjetorin e lindjes 1882-1982”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, f. 143-171.

  16. Shih, K. Rexha, Fati i luleve - Rruga jetësore e shkrimtarit dhe atdhetarit Jusuf Gërvalla, “Buzuku”, Prishtinë, 1993, f. 134.

  17. M. Dreshaj–Baliu, Jusuf Gërvalla – jeta dhe vepra, Prishtinë, 2010, f. 67.

  18. R. Qosja, Dëshmitar në kohë historike – Qëllimi i madh dhe përndjekja e madhe (1982-1983), IV, Tiranë, 2014, f. 31-32.

  19. R. Qosja, Dëshmitar në kohë historike – Koha e idealistëve dhe e kameleonëve (1979-1981), III, Tiranë, 2014, f. 103-104.

Downloads

Published

2015-12-10

How to Cite

Baliu, M. (2015). Botimi dhe studimi i veprës së gjeniut: Noli në Kosovë. Studime Filologjike, 1(3-4), 251–266. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3538