Mbi veprën e akademikut Pajazit Nushi: “Leksion i psikologjisë”
Abstract
Pajazit Nushi ishte dhe mbetet një nga personalitetet më të shquara të shkencave psikologjike dhe pedagogjike për gjithë hapësirën shqiptare e më gjerë. Ishte mësues i psikologjisë në shkollën e mesme, dhe më pas pedagog dhe studiues shumë serioz, i cili bëri karrierë në tre drejtime: a) Në jetën dhe veprimtarinë mësimore, shkencore dhe akademike e botuese b) Ne jetën politikoshoqërore e shtetërore , të Ish Jugosllavisë, por kryesisht te Kosovës për problemet arsimore, shkencore., deri në vitet 1980 , me levizjet e demostratat e studentëve , kur e pushuan nga puna organet serbe dhe e lënë pa punë, duke u aktivizuar me shumë vështirësi si pedagog i jashtëm në ndonjë skaj pasditeve te Universitetit. c) në jetën shoqërore, duke qenë nv krye të Komisionit për Dënimin e Krimeve të Milloshevicit dhe në drejtim të Komitetit të Drejtave të Njeriut në Kosovën e cliruar. Anëtar dhe Zv/kryetar I Akademisë së Shkencave të Kosovës, ish profesor i psikologjisë në Universitetin e Prishtinës , të Tetovës dhe në Tiranë. Viteve të fundit ishte Rektor i një Universiteti privat në Prishtinë. Është nje nga themeluesit e Akademisë së Shkencave të Edukimit për Hapësirën Shqiptare me qendër në Tiranë ( shoqeri civile). Është zgjedhur N/Kryetar i Asamblesë së Akademisë. Ka qenë shumë aktiv në këtë Institucion, deri sa ndërroi jetë.
Keywords:
psikologji, personalitet i shquar, Prof. Dr. Pajazit Nushi, shkencë, vepraDownloads
References
-
Akademia e Shkencave të Edukimit, Tiranë, shtator 2011.
-
Kraja, Musa, Mësuesit për Kombin Shqiptar, Toena, 1993.
-
Abdiu, Nuri, Histori e Mendimit Psikologjik Shqiptar, T.2001.
-
Abdiu, Nuri, po aty.
-
Nushi, Pajazit: Leksion i Psikologjisë, dhe vëllimi II, botim i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
-
Nushi Pajazit, vepër e cituar.
-
Nushi, Pajazit, vepër e cituar, “Testi”.
References
Akademia e Shkencave të Edukimit, Tiranë, shtator 2011.
Kraja, Musa, Mësuesit për Kombin Shqiptar, Toena, 1993.
Abdiu, Nuri, Histori e Mendimit Psikologjik Shqiptar, T.2001.
Abdiu, Nuri, po aty.
Nushi, Pajazit: Leksion i Psikologjisë, dhe vëllimi II, botim i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Nushi Pajazit, vepër e cituar.
Nushi, Pajazit, vepër e cituar, “Testi”.



