Perspektiva e fëmijëve është në dorën e shkollës, të mësuesve dhe të prindërve

Autorët

  • Prof. As. Dr. Qazim Dushku

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v24i24.2894

Abstrakti

Me veprimet dhe mosveprimet e tyre, me sjelljet dhe me mënyrën e komunikimit, me mungesën e modeleve pozitive për t’ju referuar dhe imituar, me mosvlerësimin në masën e duhur të aftësive dhe mundësive që kanë fëmijët për t’i zgjidhur vetë problemet e rritjes, shkolla, familja dhe shoqëria vazhdojnë të dëmtojnë psikologjikisht formimin e tyre dhe t’i orientojnë adoleshentët në rrugë të gabuar për përballimin e situatave të vështira gjatë jetës.

Fati i fëmijës adoleshent ose jo, e ardhmja e tij dhe perspektiva për jetën janë në një masë të konsiderueshme në dorën e shkollës, të mësuesve dhe të prindërve. Në mes këtyre hallkave rolin frytdhënës e luan dhe duhet ta luajë shkolla dhe figura kryesore e saj, mësuesi.

Ata që duhet ta vlerësojnë punën e tyre në radhë të parë mision dhe pastaj si zanat. Natyrisht shkolla ka probleme jo të pakta, sidomos ato që lidhen me formimin sociologjik dhe psikologjik të tyre, që nuk është në nivelin e pritshmërive. Mësuesë të tillë nuk janë të aftë të dalin mbi problemet e shumta sociale e psikologjike që ka shkolla sot. E ardhmja e adoleshentëve, të rritur në mjedise të tilla është e rrezikuar. Ajo është në dorën e modelit të punës dhe të sjelljes të shkollës, familjes dhe të një shoqërie më të kulturuar dhe më të emancipuar. Ky duhet të jetë edhe fokusi i punës së tyre dhe i të gjithë institucioneve të tjera.

Fjalët kyçe:

shkollë, mësues, e ardhme, prind, fëmijë, adoleshentë

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Adel Faber – Elaine Mazlish: Si të sillemi me adoleshentët?

  2. Buscaglia, Leo: Të jetosh, të dashurosh, të kuptohesh.

  3. Raundy, Pausch: Leksioni i fundit.

  4. Cvajg, Stefan: Njëzet e katër orë nga jeta e një gruaje.

  5. Bendura, A: Psikologjia e edukimit, T 1990.

Downloads

Botuar

2023-08-25

Si të citoni

Dushku, Prof. As. Dr. Qazim. 2023. “Perspektiva E fëmijëve është Në dorën E shkollës, Të mësuesve Dhe Të prindërve”. Univers 24 (24):211-20. https://doi.org/10.59164/univers.v24i24.2894.

Numri

Seksioni

Opinione