Raporti shtet-fe (1912-1939) Periudha historike 1912-1920
Abstract
Përpjekja për të hedhur dritë, mbi rrugëtimin e deritanishëm 100 vjeçar, të raportit të marrëdhënieve midis shtetit shqiptar dhe fesë e institucioneve të saj, në fushën e lirive dhe të drejtave të besimit, është një angazhim modest, që të mundëson të shohësh përmes retrospektivës horizontin e ri të së ardhmes së tyre.
Dokumentet historike argumentojnë faktin se, që në aktet e para kushtetuese të pavarësisë shqiptare, është afirmuar parimi i ndarjes së fesë nga shteti, i lirisë së ndërgjegjes dhe besimit si dhe të drejtës së ushtrimit të saj, të sanksionuara këto në “Statutin Organik të Shqipërisë”.
Gjatë harkut kohor të viteve 1920-1939, politika e shtetit shqiptar, synoi vendosjen e parimeve të rrepta kombëtare për veprimtarinë e institucioneve fetare, ajo kishte për qëllim shkëputjen e lidhjeve të vartësisë dhe të influencës së huaj ndaj tyre, duke mbështetur në këtë mënyrë interesat e unitetit kombëtar dhe mënjanuar përçarjen fetare.
Raporti i lirive dhe të drejtave të besimit, gjatë regjimit komunist, është një histori e politikes ateiste, persekutuese, denigruese dhe mohuese ndaj fesë, klerit dhe institucioneve fetare. Kushtetuta e vitit 1976 sanksionoi përfundimisht parimin e ateizmit mosbesimit, duke e shpallur Shqipërinë të vetmin shtet ateist në botë.
Zhvillimet demokratike në vend rivendosen lirinë e fesë dhe të drejtën e besimit, duke ridimensionuar raportin e marrëdhënieve midis shtetit dhe fesë, në kontekstin e parimeve të shtetit të së drejtës.
Gjate kësaj periudhe tranzicioni, institucionet fetare janë riorganizuar, liria e ndërgjegjes dhe e besimit është riafirmuar sipas standardeve ndërkombëtare në kushtetutën e vitit 1998.
Vendi ynë gjatë këtij shekulli, është karakterizuar nga mungesa e stabilitetit të qëndrueshëm politik, dhe mungesa e një tradite të kulturës demokratike.
Në këtë kontekst edhe raportet e marrëdhënieve shtet-fe në çështjen e lirive dhe te drejtave te njeriut nuk kanë qenë konstante dhe të harmonizuara me respektimin e parimeve të laicitetit. Por janë relativizuar në varësi të zhvillimit të parametrave demokratik të sistemeve të ndryshme politike. Për rrjedhojë ky raport marrëdhëniesh, ka njohur stade të ndryshme të zhvillimit të tij, nga ai i respektimit të lirive e të drejtave të besimit, e deri tek cënimi, dhe mohimi absolut i tyre.
Shqipëria vendi i tolerancës, harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare (shih neni 3 i Kushtetutës së Shqipërisë) është ende në provë, në sfidën e saj për të garantuar respektimin, funksionimin dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe sistemin e vlerave të tij, në fushën e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.
Keywords:
shteti, feja, histori, politikë, ShqipëriDownloads
References
-
Krasniqi, Afrim. “Partitë politike në Shqipëri, 1912 -2006”, Tiranë, 2007.
-
Swire, Joseph. “Ngritja e nje mbretërie“ Përktheu Kujtim Ymeri, Shtëpia Botuese Dituria; Tiranë, 2005.
-
Salleo, Ferdinando. “Shqipëria: gjashtë muaj mbretëri”. Përktheu Virgjil Muçi.
-
Botuar nga Shtëpia e Librit dhe Komunikimit dhe Instituti Italian i Kulturës, 2001.
-
Eqrem bej Vlora. “Kujtime 1885-1925”. Botimi Shtëpia e Librit dhe Komunikimit, Tiranë, 2003.
-
Grup autorësh. “Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve“, Prizren, 2001.
-
Roberto Maroco Dela Roka. “Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920-1944“, Përktheu Luan Omari, Tiranë, 1994.
-
Edwin Jacques. “Shqiptarët, Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme”, Tiranë 1995.
-
Arben Puto. “Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha", Tiranë, 1978.
-
Bernd J. Fischer. “Mbreti Zog dhe përpjekjet për stabilitet në Shqipëri”, përktheu Krenar Hajdëri, bot. III, Tiranë, 2004.
-
Sherif Delvina. “Mbreti Zog I dhe komunitetet fetare”, Tiranë, 2004.
-
“Statuti Themeltar i Mbretërisë Shqiptare“. Botime Zyra e Shtypit e Oborrit Mbretëror, Tiranë, 1997.
-
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Tiranë, 1946.
-
Kushtetuta e Republikës Socialiste të Shqipërisë, Tiranë, 1976.
-
Kushtetuta e Shqipërisë, Tiranë, 1998.
-
Aurela Anastasi. “Institucionet politike dhe e drejta kushtetuese në Shqipëri, 1912-1939”, Tiranë, 1998.
-
Grup autorësh. “Historia e shtetit të së drejtës në Shqipëri“, Tiranë, 2006.
-
Xhelal Gjeçovi. “Kleri musliman dhe çështja kombëtare në vitet e Luftës së Dytë Botërore”, PERLA, Viti VIII, 2003.
-
Kaliopi Naska. “Këshilli Kombëtar 1920“, Tiranë, 2000.
-
Grup autorësh. “Shteti i së Drejtës në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, Tiranë, 2011.
-
Bartel Peter. “Muslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare” (1878-1912), Dituria, Tiranë, 2006.
-
Kristaq Traja. “Feja dhe e drejta si komponentë të rendit social”, Konferencë Ndërkombëtare, Tiranë, 14-15 nëntor 2003.
-
Lef Nosi, “Dokumente historike 1912-1920”, Tiranë, 2008.
-
Basha, Ali. “Islami në Shqipëri gjatë shekujve”, Tiranë, 2000.
-
Basha, Ali. “Rrugëtimi i fesë islame në Shqipëri”, Tiranë, 2011.
-
Ajet Shahu. Marrëdhëniet e shtetit komunist me fenë islame në Shqipëri (1945-1967).
-
Shyqyri Hysi. “Historia e komuniteteve fetare në Shqipëri“, Tiranë, 2008.
-
Delvina, Sherif. “Pa pavarësi fetare, nuk ka pavarësi kombëtare”, Tiranë, 1998.
-
Musaj, Fatmira. “Gruaja në Shqipëri 1912-1939“, Akademia e Shkencave, Tiranë, 2002.
-
Instituti i Studimeve Pedagogjike. Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar AQSh. Fondi 71. Dosja 71, AQSh. Fondi 482, viti 1923.
-
Statuti i trupit xhema’atit Musliman Shqiptar. Tiranë, 1923.
-
Fletorja zyrtare nr 7, 4 shkurt 2009.
-
www.km.gov.al