Shteti dhe raporti me religjonet në Shqipëri (1920-1967)

Autorët

  • Xhafer Sadiku

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.612

Abstract

Diskutimi për formimin e shtetit shqiptar përfshiu edhe religjionin. Me shpalljen e Pavarësisë, qeveria e dalë nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës e ruajti status quo-në e trashëguar nga Perandoria Osmane për çështjet fetare në Shqipëri. Sipas kapitulacioneve, ortodoksët i ruajtën lidhjet me Patrikanën dhe katolikët me Vatikanin, ndërsa myslimanët i shkëputën. Kjo situatë vazhdoi edhe në kohën e qeverisë së Esad Toptanit, të Princ Vidit, të Austro-Hungarisë, të Italisë si dhe të qeverisë së formuar nga Kongresi i Lushnjës.

Me pushtimin e vendit, në 7 prill 1939, për efekte politike, regjimi propagandonte se do të ruante lirinë dhe fenë, por synonte ndryshimin e përbërjes fetare të popullsisë. Propaganda kundër komunitetit mysliman zhvillohej edhe në faqet e shtypit të kohës. Një pjesë e shtypit italian botoi shkrime kundër fesë islame, me qëllim përçarjen midis myslimanëve, ortodoksëve dhe katolikëve.

Kur edhe këto veprime nuk patën sukses, ata ndërhynë drejtpërdrejt në çështjet e komunitetit. Nxisnin përçarjen midis klerikëve, duke i favorizuar disa me të holla dhe ushqime, por vetëm një pakicë e papërfillshme pranoi dhurata të tilla. Pushtuesit u munduan ta realizonin përçarjen dhe copëtimin e islamit duke aktivizuar e mbështetur sektet kryesore islame. Për këtë qëllim, mbështetën bektashizmin për ta vënë përballë Komunitetit Mysliman. Krahas përçarjes së myslimanëve, synohej bashkimi i të krishterëve nëpërmjet uniatizimit të ortodoksëve.

Praktikat e konvertimeve fetare kanë qenë gjithnjë të pranishme edhe pas formimit të shtetit shqiptar. Në vitet e luftës pati kërkesa të shumta për konvertime nga religjione të tjera në fenë islame. Me vendosjen e regjimit komunist, në nëntor të vitit 1944, Shqipëria u përfshi në perandorinë komuniste të Lindjes. Partia Komuniste luftoi për çrrënjosjen e botëkuptimit idealist, për pastrimin nga vetëdija e popullit të atyre që i quante “dogma mistike fetare dhe zakone të prapambetura”.

Lufta kundër religjioneve përfshinte edhe luftën kundër objekteve të kultit. Që kur erdhi në pushtet, Partia Komuniste e Shqipërisë u kujdes për edukimin ateist të masave dhe krijimin e njeriut të ri.

Në luftë kundër fesë mori pjesë masa e popullit që mbështeste regjimin, i cili propagandonte  “kotësinë dhe dëmin e besimeve fetare”. Një numër i madh klerikësh, i të tre besimeve, të konsideruar nga regjimi komunist si reaksionarë, u sakrifikuan për besimin dhe fenë e tyre.

Keywords:

religjion, myslimanë, ortodoksë, katolikë, propagandë ateiste

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Rivista “D’ Albania”, Luglio 1940, Augusto Torre, Italia e Albania durante le Guerre Balcaniche (1912-13).

  2. AQSH, fondi 132, (Pa vit), dosja 2.

  3. AQSH, fondi 152, viti 1921, dosja 89.

  4. AQSH, fondi Komuniteti Mysliman, viti 1941, dosja 41.

  5. Roberto Morozzo della Roca, “Kombësia dhe feja në Shqipëri” 1924-1944.

  6. AQSH, fondi Komuniteti Mysliman, viti 1944, dosja 31. Letër e N/Myftinisë së Istokut, 7 mars 1944, Këshillit të Ulemave të Komunitetit Mysliman Tiranë.

  7. Leone G.B. Nigris- “L’Oriente cristiano e Roma”, Grottaferrato 1942.

  8. AQSh, fondi i Kryeministrisë, viti 1950, dosja nr. 2193.

  9. AQSh, fondi i Kryeministrisë, viti 1950, dosja nr. 2193.

  10. Enver Hoxha. Vepra, vëll. 8.

  11. AQSh, fondi i Kryeministrisë, viti 1950, dosja nr. 2200.

  12. AQSh, fondi i Kryeministrisë, viti 1954, dosja nr. 1123.

  13. Turhan Shilegu, “Lufta e klasave në Shqipëri 1948-1953”, f. 195-198.

  14. AQSH, fondi 14/APOU, viti 1967, dosja 190, f. 38. Raport informativ mbi rezultatet e para të luftës kundër fesë dhe disa masa për thellimin e mëtejshëm të saj.

  15. AQSH, fondi 14/APSTR, viti 1966, dosja 248, fl. 3. Informacion mbi telegramin e Ernest Çobës, datë 16. VII. 1966.

  16. AQSH, fondi Kisha Autoqefale e Shqipërisë, viti 1967, dosja 1371, f. 1.

  17. AQSH, fondi 14/APOU, viti 1967, dosja 190.

  18. AQSH, fondi 490, viti 1946, dosja 458, fl. 4. Vendim nr. 14, datë 6 mars 1946 i Këshillit të Ministrave.

  19. AQSH, fondi 14/APOU, viti 1967, dosja 190, f. 38. Raport informativ mbi rezultatet e para të luftës kundër fesë dhe disa masa për thellimin e mëtejshëm të saj.

  20. AQSH, fondi 14/APSTR, viti 1965, dosja 1014. Letër protestë dërguar Enver Hoxhës nga xhemati dhe besimtarët e Elbasanit për vendimin e prishjes së xhamisë “Ballije” në Elbasan.

  21. AQSH, fondi 14/APSTR, viti 1965, dosja 1014.

  22. Enver Hoxha, “Vepra”, vëll. 8.

  23. AQSH, fondi 14/APSTR, viti 1967, dosja 191, f. 4. Mbi zëvendësimin e praktikave dhe zakoneve fetare të jetës së përditshme të njerëzve me ceremoni dhe festat socialiste.

  24. AQSH, fondi 591, viti 1913, dosja 2/1, f. 308-309, Nr.5748. Shkresë private për Romë, 10 shkurt 1913, Nr. 668, Koncept (Berchtold).

  25. Enver Hoxha. “Vepra”, v. 6.

  26. AQSH, fondi Mëkëmbësia e Përgjithshme, viti 1940, dosja 556, f. 5. Letër e kryegjyshit Salih Njazi Dede, dërguar Mëkëmbësisë së Përgjithshme, në tetor 1940.

  27. AQSH, fondi 14/APSTR, viti 1965, dosja 968.

  28. AQSH, fondi 132, viti 1927, dosja 4. Letër, datë 15 gusht 1927 e delegatit apostolik në Shqipëri, Della Pietra.

  29. AQSH, fondi 14/APSTR, viti 1963, dosja 48. Letër e kryemyftiut të Zonës Tiranë dërguar Kryesisë së Komunitetit Mysliman, nr. 11 prot., datë 12. 3. 1963.

  30. AQSH, fondi Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, viti 1964, dosja 1228. Letër e Kryepeshkopit Paisi dërguar kryeministrit Mehmet Shehu, më 14.8.1964.

  31. AQSH, fondi Komuniteti Mysliman, viti 1967, dosja 22, f. 1. Vendim nr. 2, datë 18.2.1967, i Këshilli i Përhershëm i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

  32. AQSH, fondi 14/APOU, viti 1967, dosja 190, f. 1-9; Nr. 133 prot., Tepër sekret, Tiranë 27. II. 1967, Komiteteve të Partisë së Rretheve.

  33. AQSH, fondi 132, viti 1921, dosja 8, f. 13-14. Letër e shoqërisë “Për të drejtat Kombëtare”, dërguar më 12 korrik 1921, delegatit apostolik në Shkodër, Ernest Kozzi.

  34. AMPB, fondi Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit, dosja 9, f. 25. Lista e ish- klerikëve që janë pushkatuar për veprimtari armiqësore; Sekret, Shkodër, më 22.12.1978.

  35. AMPB, fondi Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit, dosja 9, f. 262. Relacion, datë 10.9.1957, Mbi aktivitetin armiqësor të Klerit Katolik në Qark.

  36. AMPB, fondi Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit, dosja 9.

  37. “Përlindja e Shqipënies”, 26/11 mars 1914. Shkrimi: “Austria e Italia për çështjen e protektoratit të katolikëve”, marrë nga gazeta “Temps” nga Vjena.

Published

2023-02-16

How to Cite

Sadiku, Xhafer. 2023. “Shteti Dhe Raporti Me Religjonet Në Shqipëri (1920-1967)”. Univers 23 (23):56-72. https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.612.

Numër

Section

Studime

Similar Articles

<< < 1 2 3 4 5 6 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.