Tuzi përgjatë shekujve osmanë

Autorët

  • Ali Bardhi
  • Dr. Behlul Kanaqi

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.706

Abstrakti

Zona e Tuzit (ashtu si i gjithë rajoni përreth) dhe treva e Ulqinit, ku kemi bërë studime, bart vlera të jashtëzakonshme të një trashëgimie kulturore autoktone. E gjithë kjo hapësirë, ku rrjedhimisht bën pjesë edhe Tuzi, përgjatë historisë, i përket trashëgimisë kulturore autoktone të fisit ilir të labeatëve.

Në këtë rajon janë identifikuar edhe gjetjet e kulturës materiale të periudhave të mesjetës, kohës së re dhe asaj bashkëkohore, gjë që dëshmon për vazhdimësinë e jetës në trevën e komunës së Tuzit (Malësi) që nga parahistoria.

Nga literatura shohim se në shekullin XIV, Tuzi na paraqitet si emër fisi dhe vendbanimi. Për të parën herë, Tuzi, si një ngulim i vjetër që ndodhet karshi Podgoricës, i quajtur ndryshe edhe “Katuni” (Bashkësia e barinjve), përmendet në vitin 1330, në një kristobulë të Manastirit të Deçanit, kryetar i të cilit ishte Llesh Tuzi. Megjithëse Tuzi në dokumentet e shkruara për të parën herë ndeshet në vitin 1330, këto troje kanë qenë të banuara nga banorët autoktonë ilirë qindra vite para toponimit “Tuz, Tussis” apo ndonjëherë “Tushena (Tuscena)”. Kurse në vitet 1416-1417, Tuzin e shohim të ketë qenë një fshat që numëronte gjithsej 150 shtëpi.

 

Fjalët kyçe:

Tuzi, vendbanime, shekujt osmanë, kaza

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Kostantin Jireçek, Nga Shkodra gjer në Vlorë nëpër Shqipërinë Mesjetare.

  2. Ndue Bacaj, Tuzi në kapërcyejt e shekujve. https://www.albdreams.net/

  3. Injac Zamputi, Regjistri i kadastrës dhe i koncesioneve për rrethin e Shkodrës 1416-1417, Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Shtypshkronja Mihal Duri, Tiranë, 1974.

  4. Bajro Agović, Džamije u Crnoj Gori, Almanah, Podgorica, 2001.

  5. BOA, TD, 367 numaralı Muhâsebe-I Vilâyet-i Rûm-îli Defteri (937/1530).

  6. Selami Pulaha, Defteri i regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485.

  7. Përparime Huta, Fshati në Sanxhakun e Shkodrës (XV-XVI), Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Tiranë, 1990.

  8. Vincenzo Coronelli, Map of Montenegro-1690;

  9. Selami Pulaha, Dokumente të shekujve XVI-XVII për historinë e Shqipërisë, Vëllimi III, Akademia e Shkencave e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë (RPSSH), Shtypshkronja e Re, Tiranë, 1989.

  10. Ali Bardhi, Müfettiş Davut Boriçi`nin Günlüğünde İşkodra Vilayeti`nde Eğitim 1870-1877.

  11. Işkodra Vilayeti Salnamesi 1310/1892.

  12. Hyacinthe Hecquard, Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Epërme ose Gegërisë, Plejad, Tiranë, 2008.

  13. Cevdet Paşa, Tezâkir, 18-19.

  14. Peter Bartl, Myslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare (1878-1912), Dituria, Tiranë, 2006.

  15. BOA, AE.SAMD.III, 9/825. Shih faksimilen në shtojcën nr. II-a, II-a1.

  16. Ali Bardhi, Müfettiş Davut Boriçi`nin Günlüğünde İşkodra Vilayeti`nde Eğitim 1870-1877.

  17. BOA, İ.. DH.. 1473/1327/S-35; DH.MKT.2792/95; Ajdin Rakić, Ćazim Beg – Od Velikog Komandanta do kulturnog reformatora. www.monteislam.com, 06.05.2020.

  18. BOA, DH.MKT, 1129/43; Müid Şmsi, Şmsi Paşa, Arnavudluk ve İttihad-Terakki, Haz. A. Nezih

  19. Galitekin, Istanbul, 1995.

Botuar

2021-11-06

Si të citoni

Bardhi , Ali, and Dr. Behlul Kanaqi. 2021. “Tuzi përgjatë Shekujve Osmanë”. Univers 22 (22):23-32. https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.706.

Numri

Seksioni

Studime