(Pa)siguritë identitare në hulumtimet e sotme etnologjike
Abstract
Në etnologji, meqenëse objekti i studimit lidhet me koncepte të tilla, si: njeriu, shoqëria, kultura, populli, tradita etj., hetohen pasiguri të shumta. Koncepte të tilla janë gjithashtu jo vetëm tejet të gjera, por edhe fluide e të ndryshueshme në kohë e hapësirë, pra janë në proces të përhershëm. Pasiguria profesionale sa vjen e shtohet, nëse merret parasysh zgjerimi i konceptimit të fushës së etnologjisë në Europë si pasojë e antropologjizimit të saj, si dhe prirjeve për multidisiplinarizim shkencor në përgjithësi.
Në këtë punim do të paraqes përvojën time gjatë hulumtimit të “Praktikimit të pushimeve të diasporës shqiptare të Kosovës”, e cila shoqërohej me një sërë pasigurish metodologjike e teorike që lidhen me koncepte të ndryshme, si p.sh., atë të turizmit, etno-turizmit, diasporës etj., por edhe me çështjen e antropologjisë në shpi1 dhe prezantimin e saj si jashtë, ashtu edhe brenda vendit. Pastaj shoqërohej edhe me interpretimin shkencor joesencialist të identitetit, i cili tejkalon traditën e mëhershme në vend e më gjerë, problemin me gjetjen e interpretimeve dhe arsyetimeve kryesisht esencialiste në terren etj.
Keywords:
“etnoturizëm”, diasporë, shqiptarë të Kosovës-kosovarë (komb), territor, shpiDownloads
Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2019 Akademia e studimeve albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution 4.0 International License.



