Digjitalizimi i dokumenteve arkivore në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës
Abstract
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës është një institucion shtetëror që identifikon, ruan dhe ofron qasje në fonde dhe koleksione arkivore. Këto fonde dhe koleksione mirëmbahen dhe ruhen për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve, sigurojnë llogaridhënien e qeverisë dhe dokumentojnë përvojën kombëtare. Misioni ynë është që të ofrojmë dhe kultivojmë sa më shumë shfrytëzimin e këtyre dokumenteve dhe informacioneve që ato bartin në vete. Për të arritur këtë, digjitalizimi i këtyre materialeve arkivore është parë si mundësi e mirë.



