Arkivat dhe puna arkivore në Kosovë

Autorët

  • MA Ramë Manaj Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës

Abstract

Në kuadër të temës së sipër titulluar, me një shtjellim të padetajuar, prezantohen Arkivat e Kosovës, aspekte të veprimtarisë së tyre, të historikut, organizimit dhe zhvillimit, misionit dhe funksionit të tyre. Periudha që mbulon ky shtjellim fillon në vitin 1951, kur legalisht institucionalizohet kjo veprimtari në Kosovë, asokohe si Arkiv Shtetëror i Krahinës Autonome të Kosovës. Në këtë periudhë kohore Arkivat, nga një bërthamë themeltare, zhvillohen në një rrjet gjithnjë në rritje në kuadër të institucioneve të ndryshme në vend, e vazhdojnë të avancojnë e valorizojnë misionin dhe funksionin e arkivave dhe arkivimit. Veprimtaria arkivore dhe zhvillimi institucional i saj, ndërkaq, ka kaluar disa periudha kohore, të cilat kishin veçori dalluese, varësisht nga rrethanat politiko-shoqërore dhe ekonomike që kanë përcjellë vetë zhvillimin e Kosovës, e të cilat do të reflektonin domosdoshmërisht në të. Përcjellur kronologjikisht, konkludohet se Arkivat dhe puna arkivore në Kosovë, në kontinuitet kishin një diagramë progresive, një ngritje që, me gjithë rëniet e herë pas hershme, avancon valorizimin e veprimtarisë në përgjithësi, si dhe të dokumentacionit në veçanti. Sot, kjo veprimtari në Kosovë është në fazën e modernizimit, me intencën e vazhdueshme për t’iu afruar dhe arritut standardet ndërkombëtare profesionale arkivore dhe realizimit të misionit e funksionit shoqëror, kulturo-shkencor e profesional në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve të vendit, shkencës së historisë, publicistikës dhe kulturës në përgjithësi.

Keywords:

Arkiva

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2022-01-17

How to Cite

Manaj, R. . (2022). Arkivat dhe puna arkivore në Kosovë. Arkivat Shqiptare, 53(1-2), 14–17. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/267

Similar Articles

1 2 3 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.