From archive to history
Abstract
Hulumtimi arkivor është një element thelbësor për hulumtimin e historisë. Në dhjetë vitet e kaluara kam hulumtuar në 18 arkiva. Tashmë kam realizuar tri herë kursin “Arkivi dhe shoqëria” për studentët e studimeve master dhe të doktoraturës, me të cilët, përveç parapërgatitjeve praktike për vizita në arkiv, gjithashtu është diskutuar edhe roli i arkivave për shoqëritë: cilat detyra në shoqërinë tonë arkivat i marrin seriozisht, si i paraqesin ato mundësitë e tyre, dmth. ku shtrihen kufijtë e tyre (nga ruajtja deri te mundësia e arritjes së materialit arkivor), në varësi të kontekstit kombëtar në të cilin ndodhet, dhe si përgatitet në një mënyrë kuptimplotë vizita në arkiv? Këto gjëra janë me interes të madh sepse, në një kohë të ringjalljes së tendencave nacionaliste, qasja e hapur në arkiva është një pjesë e rëndësishme e ruajtjes së demokracisë dhe standardeve të saj. Me kontributin tim do ta shpjegoj se si ndryshon mundësia e hyrjes në arkivat e ndryshme evropiane dhe të Amerikës së Veriut dhe ku mund të gjesh materiale interesante dhe madje materiale të reja. Shembulli im në këtë temë janë formacionet SS “Skënderbeg”, “Hanxhar”, “Kama” dhe “Prinz Eugen” në Evropën Juglindore gjatë Luftës së Dytë Botërore.



