Dukja estetike e një dokumenti të vjetër osman

me vështrim të veçantë një berati të vitit 1315/1898 që ruhet në Arkivin e Kosovës

Autorët

  • Dr. Hatixhe Ahmedi

Abstract

E kaluara jonë historike është e ruajtur në dokumente të ndryshme, sidomos në dokumentet osmane, në të cilat përmblidhet historia shumë e rëndësishme pesë shekullore. Sapo t’i shikosh këto dokumente, do të ndjesh një frymëzim dhe ke për t’u çuditur me faktin se, përveç anës së argumentimit dhe dëshmisë historike, ato njëkohësisht paraqesin edhe një fushë tjetër të kapshme për syrin dhe të depërtueshme për zemrën, pra janë të janë jashtëzakonisht të rëndësishme edhe për anën e tyre artistike – estetike. Secilin nga këto dokumente, po ta shikosh dhe po ta analizosh me qetësi dhe me sy kritiko-artistik, do të zbulosh harmoninë, renditjen e radhëve, dhe lidhjen aq precize të saktë të shkronjave, njëra pas tjetrës mu si rruazat e inxhive, që të ngulisin përshtypjen që s’ke për ta harruar asnjëherë. Pa përmendur këtu, ato dokumentet të cilat janë të shkruara me shkrimin në formën e buqeteve të lidhura të luleve, shkrim ky i njohur në paleografinë osmane si shkrimi dîvânî dhe cel-li dîvânî, me të cilin zakonisht janë të shkruara beratet – medaljonet ose dekoratat me të cilat gradoheshin njerëzit meritorë në fusha të ndryshme.

Keywords:

Berat, Arkivi i Kosovës, dokumente osmane, estetika, dîvânî.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2023-05-17

How to Cite

Ahmedi, H. (2023). Dukja estetike e një dokumenti të vjetër osman: me vështrim të veçantë një berati të vitit 1315/1898 që ruhet në Arkivin e Kosovës. Arkivat Shqiptare, 55(1-2), 241–254. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/791

Similar Articles

1 2 3 4 5 6 7 8 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.