Dorëshkrimet orientale të iluminuara në Arkivin e Kosovës dhe ruajtja e tyre

Autorët

  • Dr. Sadik Mehmeti Instituti Albanologjik – Prishtinë

Abstrakti

Në Arkivin e Kosovës ruhen 63 kodekse ose 96 dorëshkrime në gjuhën arabe, turke dhe persiane. Këto dorëshkrime që ruan Arkivi i Kosovës përbëjnë një koleksion të çmueshëm dhe antikuar, sepse, përveç të tjerash, tri prej tyre janë dorëshkrime unikale dhe
pasurojnë listën botërore të dorëshkrimeve orientale. Në mesin e këtyre dorëshkrimeve orientale që ruan Arkivi i Kosovës, nëntë (9) prej tyre dallohen për ilustrimet e tyre artistike, për kaligrafinë e bukur, arabeskat origjinale me koloritin e gërshetimeve të florës, ornamentet me motive të ndryshme në kapakët e dorëshkrimeve, me”unvânet”e shkruar me bojëra të ndryshme, pa harruar këtu ngjyrën e arit, që këtyre dorëshkrimeve u jep një bukuri të rrallë dhe të punuara nga artistë edhe vendorë, tek paraqesin shembuj të shkëlqyeshëm të kaligrafisë e të artit islam në veçanti dhe të artit botëror në përgjithësi, kurse për historianët e artit, dhe sidomos për ekspertët e kaligrafist dhe të artit aplikativ, paraqesin dokumentacion hulumtues të dorës së parë. Duke u nisur nga ky fakt dheduke pasur parasysh se deri më sot nuk kemi ndonjë studim për dorëshkrimet orientale të iluminuara dhe as për artistët vendorë të këtyre dorëshkrimeve tek ne, kumtesa jonë synon të qartësojë dhe të vërë në pah vlerën e lartë historikeartistike
që kanë këto dorëshkrime që ruhen në Arkivin e Kosovës.

Fjalët kyçe:

Arkivi i Kosovës, dorëshkrimet orientale, iluminime, unvânet, kaligrafia, arabeskat, ornamentet

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Mehmeti, Sadik: Dorëshkrimet orientale në Arkivin e Kosovës, Prishtinë, 2008; Mehmeti, Sadik: “Shënimet në dorëshkrimet orientale në Arkivin e Kosovës”, Vjetari, nr. 29–30/2003, fq. 503–526; Mehmeti, Sadik: “Dorëshkrimet orientale në Arkivat e Kosovës”, në: Perla, Tiranë, 2009/2, fq. 21-32, etj.

  2. Mehmeti, Sadik: Dorëshkrimet orientale në Arkivin e Kosovës, Prishtinë, 2008, fq. 33.

  3. Është enciklopedi islame, që bënë fjalë për misticizmin, etikën dhe për shkencat tjera islame. E ka shkruar më 1170/1756 Sheyh Ibrâhîm Hakký b. Darvîsh‘Uthmânal-Arzarûmîas-Sûfîal-Hanafî, vdiq më 1195/1780. Është në gjuhën turke dhe ka format 31x18.5 cm.; teksti 24x12 cm. Është i pavokalizuar. I paginuar dhe përmban 472 +20 fletë (954+40 faqe). Letra e verdhë; shkrimi me ngjyrë të zezë. Nuk dimë kush është kopjuesi dhe as vitin e kopjimit. Është lënë vakëf nga Enver Ibrahim beu i biri i Ali beut në vitin 1253/1837. Në faqen e parë është një shënim i vitit 1931, i bërë nga imami i xhamisë “Katër Llulla”, haxhi Ahmedi, në të cilin shkruan se ai (Mulla Ahmedi) është emëruar imam më 1922. Më gjerësisht, shih: Mehmeti, Sadik:, Dorëshkrimet orientale në Arkivin e Kosovës, Prishtinë, 2008, fq. 132-133.

  4. Krasniqi, Nehat: Zhvillimi i kulturës shqiptare me ndikime orientale prej shekullit XVIII deri në fillimet e Rilindjes Kombëtare, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2017, fq. 140-141.

  5. Krasniqi, Nehat: Zhvillimi i kulturës shqiptare me ndikime orientale..., po aty, fq. 140. 27 Të dhëna interesante dhe me shumë interes për kaligrafistët dhe libralidhësit shqiptarë në trojet tona, na jep për herë të parë Dr. Nehat Krasniqi në veprën e tij tashmë të përmendur Zhvillimi i kulturës shqiptare me ndikime orientale..., fq. 141-147.

  6. Mehmeti, Sadik: Dorëshkrimet orientale..., fq. 44.

  7. Është në gjuhën arabe. Është komentimi i njohur i Kuranit nga ‘Umaribn Muhammadibn‘Ali Abûl-hayr Nasiruddînal-Baydâvî. Përmban 15 suret e para të komentimit të Kuranit (“Al-Fatiha” – “Al-Isra”). Ka format 27.5 x 14.5 cm. Teksti 20 x 9 cm. Ka të shënuar numrin e faqeve dhe përmbledh 606 faqe. Është i ruajtur mirë. Ka disa shënime në margjina, si p.sh., se është blerë 23 groshë. Kopjimin e këtij komentimi të Kuranit nga origjinali e ka bërë në dhjetëditëshin e parë të muajit Ramazan të vitit 1076/1665 Alibin Jusuf, kadi në qytetin e Segedinit, ish Beshiktashit. Dorëshkrimi ka qenë pronë e bibliotekës së Ahmed Hamdiut, siç shihet nga vula e tij, kurse më pas, më 1153/1740 ka qenë pronë e Abdylkadëribn Ahmedit, kurse më 1161/1748 pronë e njëfarë Ibn Hyseni. Më gjerësisht, shih: Mehmeti, Sadik: Dorëshkrimet orientale..., fq. 48-49.

  8. Dorëshkrim në gjuhën arabe. Ka format 32 x 20 cm. Teksti 27 x 12 cm. Ka 448 faqe. Komentimin e kësaj vepre (dorëshkrimi konkret) e ka bërë sheh Haxhi Rexhebbin Ahmedi dhe e ka titulluar: “al-Vasîlatual-Ahmadiyyawaadh-Dharî’atuassarmadiyyafîsharhiat- Tarîkatial-Muhammadiyya”, të cilin e ka mbaruar më 1087/1676, në qytetin Tire. Autor i veprës bazë është Muhammad Pir ‘Alial-Bargivî (929- 981/1523 1573), dhe mban titullin “at-Tarîkatual-Muhammadiyyawa as-Sîratual- Ahmadiyya”, i shkruar më 980/1572. Kopjimin e dorëshkrimit konkret e ka bërë Ibrahim bin Haxhi Halili, më 1205/1790. Atë e ka filluar në Mekë, kurse e ka përfunduar në Medinë. Në faqet 1 e 2 dhe në të fundit është vënë vula në të cilën shkruan se ky dorëshkrim ka qenë pronë e bibliotekës së Hysen efendiut, myfti i Prishtinës. Më gjerësisht, shih: Mehmeti, Sadik: Dorëshkrimet orientale..., po aty, fq. 95-98.

  9. Është në gjuhën turke. Ka format 23 x 14 cm. Teksti 16.5 x 7 cm. Është e shkruar me shkrimin ta’lik, të bukur, të ngatërruar, me penë të trashë. Është kopjuar në muajin muharrem të vitit 1084/1673, nga një autor anonim. Më gjerësisht, shih: Mehmeti, Sadik: Dorëshkrimet orientale..., fq. 134-136.

  10. Krasniqi, Nehat: “Gjendja e koleksioneve të dorëshkrimeve arabike në Kosovë dhe sfidat bashkëkohore të trajtimit të tyre”, në: Edukata Islame, nr. 112, Prishtinë, 2018, fq. 98.

Downloads

Botuar

2021-11-08

Si të citoni

Mehmeti, S. (2021). Dorëshkrimet orientale të iluminuara në Arkivin e Kosovës dhe ruajtja e tyre. Arkivat Shqiptare, 54(1-2), 75–85. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/236