Përkime leksikore dhe kuptimore midis rumanishtes dhe shqipes
(Festa e Shën Martinit)
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3221Abstract
Krishtërimi popullor ndër shqiptarët dhe rumunët po pret akoma hulumtime krahasuese sistematike. Një anë që meriton vëmendje ka të bëjë me vendin e shenjtëve në kulturën popullore të dy popujve, në kalendarin e tyre folklorik. Marrim si shembull rolin e mbrojtësit të ujkut që e ka Shën Martini - Sân (Sfânt(ul))1 Martin, Martini(i). Shqiptarët festojnë Shën Martinin më 11 dhe 12 nëntor. Rumunët e kremtojnë jo vetëm më 12-14 nëntor (Martinii de Toamnă “Martinët e vjeshtës”), por edhe në shkurt (më 1-3, Martinii de Iarnă “Martinët e dimrit”) dhe në verë (22 gusht Martinul “Martini”)2. Tek rumunët, jo vetëm Sfântul Martin (ose Martinul), por edhe Sfântul Filip, me të cilin është afër në kalendar, del si mbrojtës i ujkut; besimet lidhur me të dy shenjtërit janë të njëjta dhe të ngjashme me ato të shqiptarëve lidhur me Shën Martinin3. Në çerekun e fundit të shekullit XIX, B.P. Hasdeu u ka dërguar mësuesve të fshatrave një pyetësor të pasur, me 206 pyetje (Chestionarul Hasdeu) me qëllim të njohë visarin gjuhësor dhe besimet dhe doket e popullit dhe të hartojë një fjalor sa më të plotë të gjuhës rumune.Downloads
Riferimenti bibliografici
-
Siç dihet, trajta e vjetër sân(t), që bashkë me alb. shën vjen nga lat. sanctus, ka qenë zëvendësuar me trajtën sfânt, e ndikuar nga sllavishtja.
-
Ion Ghinoiu, Sărbători şi obiceiuri româneşti, Editura Elion, Bucureşti, 2003, p. 87, 88, 94, 95, 281, 365. Festa më e kremtuar është më 2 shkurt.
-
Në besimet e barinjve rumunë edhe shenjtër të tjerë ishin mbrojtës të ujqve: Shën Pjetri (Sfântul Petru), Shën Todhri (Sfântul Teodor) ose Shën Ndreu (Sfântul Andrei). Nga ana tjetër, Sfântul Martin mbron jo vetëm ujqit, por edhe arinjtë (Ion Ghinoiu, Sărbători şi obiceiuri româneşti; idem, Mitologie română. Dicţionar, Univers enciclopedic. Gold, Bucureşti, 2013).
-
Ai vetë ka botuar vetëm shkronjën A dhe fillimin e shkronjës B të fjalorit. Fletoret me përgjigjet që mori ruhen në dorëshrim në Bibliotekën e Akademisë Rumune dhe u shfrytëzuan pastaj në Fjalorin e Gjuhës Rumune të Akademisë. Pjesa folklorike dhe etnografike u botua në mënyrë të përmbledhur në vëllimin Tipologia folclorului din răspunsurile la chestionarele B.P. Hasdeu, nga Ion Muşlea, Ovidiu Bîrlea, hyrje nga Ion Taloş, botim i dytë rishikuar dhe plotësuar nga Ioan I. Muşlea, Editura Academiei, Bucureşti, 2010.
-
Tipologia, p. 265-266; 372-374; 376.
-
Është rasti, për shembull, i një zone fushore pranë Tunës, Brăila, ku asnjë përgjigje nuk përmend zakonet lidhur me shenjtërit mbrojtës të ujqve; përveç kësaj, shenjtërit Martin dhe Filip as nuk gjinden ndër shenjtërit e përmendur (Documente privind istoria Brăilei. Răspunsurile la Chestionarele Odobescu şi Hasdeu pentru judeţul Brăila. Botim nga Ionel Cândea dhe Costin Croitoru, Muzeul Brăilei “Carol I”, Editura Istros, 2015).
-
Shën Mërtit, në Folklorë. Përmbledhje vrojtimesh permbi zakonet edhe gjûhen popullore të botueme në revisten “Leka” nder 11 vjetet e para. I. Zakone e doke, Shtypshkroja “Zoja e Paperlyeme”, Shkoder, 1940, p. 60-61.
-
Tipologia, p. 373. Marcel Lapteş, Anotimpuri magico-religioase. Schiţe etnografice, Editura Corvin, Deva, 2011, p. 232.
-
Për rumunët shiko Tipologia, p. 372.
-
Antoaneta Olteanu, Calendarele poporului român, Editura Paideia, Bucureşti, 2001, Marcel Lapteş, p. 256, Tipologia, p. 373.
-
Marcel Lapteş, p. 39, 59. Për magjitë e bëra për t’i lidhur gojën ujkut shiko Tipologia, p. 265.
-
Mark Tirta, Mitologjia ndër shqiptarë, Tirana, 2004.
-
M. Tirta, p. 66, 117. Një tregim i tillë mbi shenjtin që drejton ujqit ku të hanë, në Folklorë, p. 60.
-
Shiko më lart alb. goj’lidhmi, rum. gură încleştată.
-
Mark Tirta, Mitologjia, p. 67.
-
Marcel Lapteş, Anotimpuri, p. 119, 120, 286. Në disa fshatra mali, barinjtë therin një dele shterpë dhe e lënë ta hajë ujku (idem, p. 175, 231). Një poet rumun, autor i një cikli me tema marrë nga traditat e fshatit, cikël i ndërtuar si një seri kujtimesh nga fëmijëria, tregon se një zot shtëpie u jep vetë ujqve një dele. Gjesti i tij nuk është kuptuar nga fshati dhe është, ndoshta, një mbeturinë e besimit të vjetër që me sa duket ka kuptim vetëm për atë që e bën. Është vështirë të thuash, duke lexuar poezinë, nëse autori e kujton aktin për çuditërinë e tij ose e di akoma kuptimin magjik; ai përmend shpesh, megjithatë, të kaluarën e largët baritore të fshatit (Marin Sorescu, La Lilieci, Cartea I (1973). Kemi përdorur botimin Marin Sorescu, La Lilieci (I-III), vol. I, parathënje Ion Pop, Jurnalul Naţional, Editura Art, Bucureşti, 2012, p. 129-131).
-
Tipologia, p. 265-266.
-
Tirta, p. 66, 117.
-
Ghinoiu, Sărbători şi obiceiuri, p. 67, 69, 88.
-
Tirta, p. 66.
-
E. Lafe, Toponime latine-romane në truallin e shqipes, “Studime filologjike”, XXVII (X) (1973) 3, p. 111-118 (sidomos p. 116).
-
Për shembuj të tjerë dhe për rëndësinë që ka ujku në traditat e qytetërimit shqiptar dhe rumun shiko Gr. Brâncuş, Concordanţe lingvstice româno-albaneze, Bibliotheca Thracologica, XXX, Bucureşti, 1999, p. 110.
-
Tirta, p. 118, 119, 144. Ai citon Mircea Eliade, De Zalmoxis à Gengis-Khan. Études comparatives sur les religions et le folklore de la Dacie et de l’Europe Orientale, Paris, Payot, 1970.

Downloads
Pubblicato
Come citare
Fascicolo
Sezione
Licenza
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

Questo lavoro è fornito con la licenza Creative Commons Attribuzione - Non commerciale - Condividi allo stesso modo 4.0 Internazionale.