Nga vepra “Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe” VII
Abstract
RÁSHË fol. E kryera e thjeshtë e foljes bie. Fjalë e mbarë gjuhës, e trashëguar nga fondi indoeuropian; folje supletive e së tashmes bie, që del me dy të tilla: bie ~ rashë e bie ~ prura / pruna. Rashë është forma e aoristit sigmatik, rrënja e së cilës ra- lidhet me ie. Ịrad- “rrënjë, degë”, ku bëjnë pjesë gr. ῥάδιξ “degë, thupër”, lat. ā īx,-īc s, got. waū ts “rrënjë”; duke u zhvilluar kuptimi “ra” nga “rrënjë” domethënë “bie poshtë te rrënja”. Fonetikisht, r-ja e thjeshtë e ballit të fjalës dëshmon rënien e një foneme tjetër para saj; ndërsa te rrënjë është dyfishuar me geminacion ekspresiv. Nga rrënja e fjalës ra është krijuar edhe pjesorja ranë / rënë me formantin -në nga *-ndë, që nuk i është nënshtruar rotacizmit në toskërishte për arsye se ka qenë në një grup bashkëtingëllor (khs. thanë / thënë, dhanë / dhënë). Dëshmohet së pari te Buzuku: oq p ap t ā p ē. Rrjedhojat e fjalës janë krijuar prej formave të pjesores: emri prejfoljor rën’je / ramje, ndajfolja ratë (geg.) me formantin -të. (Meyer EW 35, Pedersen AT 111, Walde-Pokorny I 288, Jokl IF 43, 1926, 51, Tagliavini AD 240, Vasmer REW II 485, Barić ARS I 77, Camaj AW 52, Janson 176, Demiraj AE 343, Çabej SE VI 277, Luka IV 42).Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2015-06-10
How to Cite
Topalli, K. (2015). Nga vepra “Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe” VII. Studime Filologjike, 1(1-2), 59–82. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3494
Numër
Section
Artikuj
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
