Pjesorja e Shqipes në vështrim diakronik

Autorët

  • Kolec Topalli

Abstract

Sistemi foljor i gjuhës shqipe përfshin një numër të konsiderueshëm formash të pashtjelluara, prej të cilave disa janë të trashëguara, kurse disa të tjera janë krijuar në zhvillim të brendshëm. Të trashëguara janë ato që kanë formante të gjuhës indoeuropiane dhe janë sintetike për nga përbërja. Të tilla janë format e ndryshme të pjesores. Por në zhvillim të brendshëm janë krijuar edhe forma analitike mbi bazën e pjesores ose të emrave prejpjesorë. Të gjitha këto e pasurojnë më tej sistemin foljor duke i dhënë atij më tepër zhdërvjelltësi e duke i rritur mundësitë e shprehjes së nuancave të ndryshme të veprimeve foljore. Por studimi i formave të pjesores dhe i kuptimeve të tyre paraqet mjaft probleme, që edhe sot e kësaj dite nuk kanë marrë zgjidhje të kënaqshme. Kjo është edhe arsyeja që për to ka një literaturë mjaft të gjerë, paraqitja e së cilës do të shkonte tepër gjatë.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Ndër studimet më të rëndësishme në këtë fushë vëmë në dukje: A. Xhuvani, “Pjesorja në shqipet”, Studime gjuhësore, Tiranë, 1954, 200 v. (“Vepra I” 1980, 245 v.); M. Domi, Morfologjia historike e shqipes, Tiranë, 1961, 63 v.; E. Lafe, “Trajtat e pjesores te Gjon Buzuku”, Konferenca e parë e studimeve albanologjike (Tiranë, 15-21 nëntor 1962)”; Tiranë, 1965, 154 v.; I. Ajeti, Historia e gjuhës shqipe, Prishtinë, 1969,

  2. v.; F. Agalliu, “Pjesorja në gjuhën shqipe”, Studime filologjike 2; Akademia e Shkencave e RPSSH; Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Tiranë, 1972, 53 v.; E. Hamp, “On Baltic, Luwian and Albanian participles in *m”, Baltistica, Leidykla “Mintis”; Vilnius; IX (1) 1973, 45 v.; E. Çabej, “Disa mendime mbi marrëdhëniet gjuhësore rumune-shqiptare”, Studime filologjike 1, 1975, 55; Sh. Demiraj, Gramatikë historike e gjuhës shqipe, Tiranë, 1986, 932 v.; B. Bokshi, Pjesorja e shqipes (vështrim diakronik), Prishtinë, 1998; W. Fiedler, Das albanische Verbalsystem in der Sprache des Gjon Buzuku (1555), Prishtinë, 2004, 583 v.; Gabinskij, M. A., Rom. de facut si alb. për të bërë din totalurile unei vechi confruntari, Filologia moderna: Realizari si perspective în context european. In memoriam acad. Silviu Berejan; Academia de stiinte a Moldovei. Institutul de Filologie. Chisinau, 2008, 147 v. etj.

  3. Dallimi fonetik ndërmjet vetës I dhe dy vetave të tjera të numrit njëjës është kthyer në një dukuri sistemore në sistemin foljor të shqipes; p. sh.: mas ~ mat, bënj ~ bën, dua ~ do, vinj ~ vjen etj.

  4. Khs. te Buzuku: Zotynë ka me i shpum me bakëqit (XI a).

  5. Pjesorja pasë / pasur nuk përmban ndonjë prapashtesë të veçantë, pasi ajo ka të njëjtin formant si plasë ~ plasur. Për ndryshimin e temës së pjesores (pasë) përkundrejt së kryerës së thjeshtë (pata), sh. Topalli, Mbylltoret e gjuhës shqipe, Tiranë, 2002, 227.

  6. H. Pedersen, Albanesische Texte mit Glossar, Leipzig, 1895, 156; Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes IV,. Tiranë, 1996, 407.

  7. Sh. për këto A. Xhuvani – E. Çabej, Prapashtesat e gjuhës shqipe, Tiranë, 1962, 40.

  8. Për mendimet e gjuhëtarëve lidhur me origjinën e kësaj prapashtese sh. Mahir Domi Morfologjia historike e shqipes; konspekt-leksione (dispencë), Tiranë, 1961, 65.

  9. Mbaresa e trashëguar e kallëzores ka dhënë zanoren -ë edhe tek emrat e gjinisë mashkullore, si: gjumë, lëmë, lumë, gjarpërë, akullë, mashkullë, dhëndërrë etj.

  10. Sh. më gjatë për këtë K. Topalli, Sistemi rasor i emrave të shqipes, Tiranë, 2009, 101 v.

  11. Sh. për këtë H. Hirt Indogermanische Grammatik. Teil IV: Doppelung Zusammensetzung Verbum, Heidelberg, 1928, 108.

  12. Sh. për këtë Demiraj, Gr. hist., 947.

  13. N. Gazulli, Fjalorth i Ri, Tiranë, 1941, 414.

  14. J. Junk, Fjaluur i voghel sccyp e ltinisht, Sckodër, 1895, 25.

  15. Por në çamërishte edhe me kuptimin e pjesores në formën e së kryerës dëftore; p. sh. edhe i kanë ratë pjekët e sivet; Po përse ke ratë në këto vënde (Pedersen, Alb. Texte 32, 69).

  16. J. Bageri, Kopësht malsori - Msime të shqyptarueta dhe vjersha, Sofija, 1910; 7, 9.

  17. F. Bardhi, Franciscus Blancus, ‘Dictionarium latino-epiroticum’, Romae, 1635.

  18. Alb. Texte, 18.

  19. A. Harapi, Valë mbi valë, Romë, 1995, 65.

  20. Sh. për këtë edhe A. Xhuvani, Studime gjuhësore, Tiranë, 1956, 207 v.

  21. P. Budi, Speculum Confessionis, Roma, 1621.

  22. P. Bogdani, “Cuneus Prophetarum”. Patavii, 1685.

  23. L. Matrënga, “E mbsuame e chræsteræ (dorëshkrimi I)”. Roma, 1592.

  24. N. Chetta, Testi letterari in albanese, Edizione critica a cura di Matteo Mandalà, Caltanissetta, 2004.

  25. G. De Rada, Poesie albanesi del secolo XV - Canti di Milosao, figlio del despota di Scutari, Napoli, 1836.

  26. G. Dara (junior) Kënga e sprasëme e Ballës (Il canto ultimo di Bala), Edizione critica a cura di Matteo Mandalà, Palazzo Adriano, 2007.

  27. P. Budi, Dottrina Christiana, Roma, 1618.

  28. Sh. për këtë edhe M. Domi, Morf. hist., 65, Sh. Demiraj, Gr. hist., 939, B. Bokshi, Pjesorja, 30.

  29. Sh. Norbert Jokl: „Beiträge zur alb. Grammatik 3. Der Akkusativ-Nominativ und der Geschlechtwechsel im Albanische”, Indogermanische Forschungen, 36. Strassburg - Berlin, 1915, 122; Sh. Demiraj, Gr. hist., 935.

  30. Në disa raste pjesoreve me prapashtesën -m u është shtuar zanorja -ë, e cila ka vetëm karakter grafik; p. sh. bam e bamë, blem e blemë (A. Xhuvani, St. Gjuh., 202); e tu kullat Mujos për me i ramë (B. Bokshi, Pjesorja, 36). Në këto forma zanorja -ë është shtuar për efekt të gjatësisë së zanoreve, duke menduar se një zanore e gjatë në një rrokje të mbyllur e ka burimin te një fjalë me zanoren -ë fundore, si në rastin fush nga fushë. Fakti që këto pjesore, kur përdoren si mbiemra, e formojnë gjininë femërore me prapashtesën -e (khs. i lam ~ e lame), dëshmon se zanorja -ë nuk është organike, por vetëm grafike, dhe është shtuar për hir të gjatësisë së zanores në rrokje të mbyllur. Mbiemrat që mbarojnë realisht me -ë, nuk mund ta formojnë gjininë femërore me zanoren -e (khs. i mirë ~ e mirë).

  31. Një rast të tillë, me rotacizëm por pa errësim të zanores -a- në -ë-, gjendet edhe në sistemin emëror te shumësi trarë (tra + -në) dhe shfaqet edhe në ndonjë huazim, si te, shtërpar-i nga sll. stopan.

  32. Sh. për këtë E. Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes III, Tiranë, 1987, 167.

  33. Sh. për këto edhe S. Riza, Tri monografina albanologjike, Tiranë, 1944, 79, shën. 4; B. Bokshi, Pjesorja, 45.

  34. Khs. përkundrazi në të kryerën e thjeshtë formën dolla, të krijuar në kushte të tjera fonetike.

  35. Shpjegimin e drejtë të burimit të kësaj ndajfoljeje nga folja vete e ka Çabej (Stud. etim., VII 266). Por, ndryshe nga ky dijetar, mendojmë se ajo është formuar duke i shtuar rrënjës vo prapashtesën -në të pjesores, pa qenë nevoja e rindërtimit të një trajte *votunë > *votnë.

  36. Sh. Benjamin-W. Fortson, Indo-European language and culture, Oxford, 2007,98.

  37. Sh. për këtë edhe Sh. Demiraj, Gr. hist., 944.

  38. Marco La Piana, Intorno al riflesso della vocale “o” lunga all'indoeuropeo e dal latino nell'albanese, Palermo, 1937, 25.

  39. Sh. vërejtjet e Sh. Demirajt, Gr. hist., 944, shën. 35.

  40. Morf. hist., 64.

  41. Sh. Demiraj, Gr. hist., 943 v.

  42. Një mendim të tillë ka edhe I. Ajeti (Morf. hist., 91).

  43. Folklor shqiptar I, Proza popullore I-IV. Tiranë, 1966; II Epika legjendare. Vëllimi i parë. Tiranë, 1966.

  44. N. Mjedja, Juvenilia, Shkodrë, 1928.

  45. F. Bopp, “Über das Albanesische in seinen verwandtschaftlichen Beziehungen”. Abhandl. d. Preuss. Akad. d. Wissenschaften, Phil. -hist. Kl., 1854, 483 v.

  46. Sh. M. Domi, Morf. hist., 64; Sh. Demiraj, Gr. hist., 941 v.; B. Bokshi, Pjesorja, 27. Mendimi i N. Joklit (IF 36, 1915, 120 v. ) se pjesorja hapunë reflekton formën e kallëzores, ndërsa hapë formën e emërores, me të drejtë nuk është miratuar nga gjuhëtarët e tjerë (sh. për këtë kritikën e Sh. Demirajt, Gr. hist., 941).

  47. Por te Variboba është ruajtur një formë tjetër e pashtjelluar me prapashtesën -në > -r(ë): e tue luar sikur ndë prill “e sciogliendo una danza come in aprile” (“La vita di Maria”. A cura di Italo Costante Fortino. Cosenza, 1984, 94/494).

  48. Nëpër të folme dialektore gjenden edhe raste me folje të tjera; p. sh.: në Çamëri: erdhë hizmeqarëtë edhe e lajtinë kaçinë (Pedersen Alb. Texte 55), ku lajtinë është për “lanë” nga folja laj; De Rada: Vet çë atë s’e thajti bora (Mil. 14).

  49. Khs. Buzukun: si mujte këtë gja me e gjuom kaqë shpjert, o biri em? (XLIX/2b– Gjeneza 27, 20) “Quo modo, inquit, tam cito invenire potuisti, fili mi?”; Shpjert u danë udhet qi atyne paçë ordhënuom (LVI a – Eksodi 32, 8) “Recesserunt cito de via, quam ostendisti eis”.

  50. Pas shndërrimit -rt > -jt ka rënë bashkëtingëllorja -j- me procesin e disimilimit në shkallën zero, meqenëse u formuan dy fonema të tilla brenda një fjale (*shpjejtë > shpejtë).

  51. Pjesorja mbartë është riformim nga folja mbar, ashtu siç është në sistemin emëror shumësi birtë i gegërishtes veriperëndimore nga njëjësi bir (khs. Migjenin: Na t’birtë e shekullit të ri).

  52. Mendimi i La Pianës (Vocale “o” 36) se pjesorja vojta e foljes vuonj e ka burimin te forma e së tashmes *vonj-ta, nuk mund të qëndrojë, meqenëse pjesoret nuk ndërtohen mbi bazën e së tashmes, por mbi një temë që është përgjithësisht e përbashkët me të kryerën e thjeshtë. Veç kësaj, një trajtë *vonj për foljen vuanj nuk ekziston në gjuhë, sepse e tashmja ka formën me tog zanor vuonj, ku zanorja e temës është

  53. diftonguar në formën e pjesores.

  54. E. Giordano, Fjalor i arbëreshëve t'Italisë, Bari, 1963, 32.

  55. A. Santori, Emira (dramma), Edizione del testo albanese con introduzione, traduzione e note a cura del prof. F. Solano, Grottaferrata, 1984, 12.

  56. N. Frashëri, Bagëti e Bujqësija, Bukuresht, 1886, 12.

  57. Këngë popullore historike, Tiranë, 1956, 128.56 M. Totoni, E folmja e Zagorisë (skicë), Buletini i Universitetit Shtetëror të Tiranës, Seria Shkencat Shoqërore, Tiranë, 1, 1962, 206.

  58. M. Totoni, E folmja e Zagorisë (skicë), Buletini i Universitetit Shtetëror të Tiranës, Seria Shkencat Shoqërore, Tiranë, 1, 1962, 206.

  59. Për këto prapashtesa sh. Xhuvani-Çabej, Prap. 68, 82, 84 v.; Bokshi, Pjesorja,50 v.

Downloads

Published

2009-12-14

How to Cite

Topalli, K. (2009). Pjesorja e Shqipes në vështrim diakronik. Studime Filologjike, (3-4), 5–32. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/4227