Vëzhgime mbi të folme të Krujës dhe të Malësisë së Krujës
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v18i3.1120Abstrakti
Një studim mbi gjuhën e të gjithë rrethit të Krujës: të qytetit, të Malësisë, të Fushës dhe të Rancisë, do të jepte një pamje të plotë mbi të folmet e këtij rrethi, por ne, meqenëse gjer tnshti kemi bërë kërkime vetëm në tri pika të banuara, po kufizohemi hëpërhë me të folmen e Krujës (qytet), Cudhinit dhe Mafsheqit. Për hartimin e këtij punimi jemi mbështetur në materialin gjuhësor të mbledhur prej nesh në Krujë në prill të vitit 1960 dhe në Mafsheq e Cudhin në shtator të vitit 1961. Kur kaluam nga Cudhini në Mafsheq, u ndalëm edhe një ditë në katundin Noe; aty bëmë një vrojtim të shpejtë dhe mblodhëm pak material sa për t ’u njohur me të folmen e këtij katundi. Të dhënat e mbledhura në Noe i kemi përdorur në këtë punim si material plotësues dhe krahasues. Qëllimi ynë kryesor ka qenë njohja me gjuhën e brezit të vjetër, prandaj edhe këtu ne do të japim të folmen e kësaj zone në gjendjen e saj
të ruajtur.