Frang Bardhi dhe fjalori i tij Latin-Shqip

Autorët

  • Pashko Geci

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v19i2.1943

Abstract

Linguisti francez, Mario Roques, i bani një shërbim të madh gjuhës shqipe kur ribotoi në v jetin 1932 — gati 300 vjetë pas botimit të parë Fjalorin latin-shqip të Frang Bardhit. Sipas parathanies, Mario Roques kishte në mend të bante një edicion të ri të teksteve të vjetra shqipe, por përfaqësuesi i atëhershëm i Shqipnisë në Paris në vend që ta inkurajonte, e pengoi, ose ma mirë me thanë e preu punën e tij. Kështu tekstet e vje tra të gjuhës shqipe nuk u botuen fare, as vëllimi i dytë me treguesin alfabetik komplet të gjitha fjalëve shqipe të fjalorit, që M. Roques e kishte gati për botim, nuk duel në dritë. Fjalori i Bardhit u shfrytëzue prej leksikografëve të mavonshëm pa ia përmendë emnin dhe u desht një kohë e gjatë deri sa u vu në dukje puna e tij si historian, si shkrimtar dhe leksikograf. Albanologu francez i bani një hymje të çmueshme fjalorit; aty jep informata të sigurta rreth biografisë së auktorit dhe mendimin e vet mbi fjalorin. Gati të gjithave vrejtjet e tij tregojnë qartë se ka qenë një njohës i mirë i gjuhës shqipe. Megjithëse
i ven në dukje të gjith â të metat e fjalorit, prapëseprap vjen në përfundim se fjalori nuk asht një vepër pa randësi dhe se nuk e ka
pasë krejt gabim Maté Dudesi, bashkënxanësi i tij, që e ka naltue me lavde të mëdha.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

1965-06-01

How to Cite

Geci, P. (1965). Frang Bardhi dhe fjalori i tij Latin-Shqip. Studime Filologjike, 19(2), 121–128. https://doi.org/10.62006/sf.v19i2.1943

Numër

Section

Kumtesa dhe shënime