Mendime rreth metodës artistike te Migjenit
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v19i3.1957Abstrakti
Një nga problemet më pak të studjuara të shkencës sonë letra re është ai i rrymave dhe metodave artistiko-letrare, që janë d u kur në historinë e letërsisë shqipe. Kohët e fundit në këtë lëmë po vihet re një farë gjallërimi. Studjuesit kanë filluar të tregojnë interesim për këtë problem. Shkrimtari, që ka tërhequr më tepër vëmëndjen në këtë vështrim është Migjeni, parimet krijuese të të cilit po rrihen e shoshiten gjithë një e më shpesh. Sqarimi i çështjes së metodës artistike që përdori Migjeni ka rëndësi jo vetëm për të njohur më thellë veprën e tij, po edhe për ndriçimin e historisë së rrymave dhe drejtimeve në letërsinë shqipe. Lidhur me metodën krijuese të Migjenit janë shprehur mendime të ndryshme. Disa autorë kanë pikëpamjen, se letërsia e realizmit socialist në Shqipëri nis gjatë periudhës së sundimit të A. Zogut dhe se ndër përfaqësuesit e saj kryesorë është edhe Migjeni. Të tjerë mendojnë se Migjeni është shkrimtar realist. Problemi nuk është zgjidhur dhe diskutimi mbetet i hapur.