Fjalori Shqip-Turqisht i Hafiz Ali Ulqinakut
Abstrakti
Autori i Fjalorit shqip-tyrqisht, që po botojmë, Hafiz Ali Ulqinaku, ka lindur në Ulqin më 1855 dhe ka vdekur në Lesh më 1913. Mësimet e para i ka bërë në Ulqin. Me pushtimin e Ulqinit më 1880 nga Mali l Zi, është larguar dhe ka ardhur në Shkodër bashkë me familjen e tij. Mësimet i ka plotësuar në medresen e Shkodrës. Së pari është emëruar mesues në shkollën fillore të një lagjeje të Shkodrës, pastaj është transferuar po me këtë detyrë në Lesh, ku më vonë është bërë edhe myfti onorer. Ka lënë një Mevlud shqip, shtypur në Stamboll më 1879. Ka lënë edhe disa vjersha fetare të përkthyera nga tyrqishtja dhe të botuara nën titullin «Mexhmurtyl
Ahval». Të pabotuara ka lënë një abelare shqip me germât arabe dhe një fjalor tyrqisht-shqip dhe shqip-tyrqisht, të cilit i ka vënë emërin «Ulqin»-. Fjalori shqip-tyrqisht ka njai 4.000 fjalë shqip. Në mes të tyre gjejmë edhe fjalë të vjetra që sot janë harruar. Përgjithësisht paraqitet si fjalor dialektor, po për leksikografinë dhe leksikologjinë tonë ka një vlerë të madhe, se dialekti i Ulqinit
nuk e ka hundëzimin e zanoreve dhe kështu ruan edhe sot tra jta të vjetra të shumë fjalëve. Nga veçoritë fonetike të dialektit të Ulqinit duhet të shënojmë këtu kthimin e o-ve ne a : oborr-abarr, në shumës aborre. Në ndajfoljen plot o-në e gjejmë të kthyer në e : plet. Për veçoritë e tjera, ata që dëshërojnë, mund të këndojnë hyrjen tonë të gjerë botuar në Buletinin e Universitetit, Seria Shkencat Shoqërore Nr. 3, vitit 1961.