Disa koncepte sintaksore në veprën Sintaksa e gjuhës shqipe të Menella Totonit
Abstract
Sintaksa e gjuhës shqipe, Fraza e përbërë, Arbëria, 2013 e M. Totonit është vepra më e fundit ndër botimet nga fusha e sintaksës së gjuhës shqipe. Kjo vepër, e një rëndësie të veçantë për gjuhësinë tonë, është sintezë e punës shumëvjeçare e njërit prej studiuesve më të spikatur në fushën e sintaksës së shqipes. Ajo dallohet për nga mënyra e veçantë e trajtimit të problemeve sintaksore, për thellësinë e gjerësinë e studimit të dukurive, për metodologjinë e kriteret e përdorura, e mbi të gjitha, për zgjidhje e qëndrime të goditura që i shkojnë për shtat natyrës së sintaksës së gjuhës sonë. Struktura sintaksore e shqipes standarde ka gjetur në këtë vepër një trajtim të plotë e të hollësishëm. Vepra trajton aspektin e frazës së përbërë në gjuhën shqipe në gjerësi e thellësi deri në detajet më të imta. Fraza e përbërë është bërë objekt studimi nga ky autor në punimin Fraza me nënrenditje, Shblu, Tiranë 2000, por në punimin e fundit jo vetëm që e ka plotësuar e zgjeruar punimin e mëparshëm, por është thelluar më tej në të duke zbuluar fakte të reja e interesante të strukturës sintaksore të shqipes. Struktura sintaksore e shqipes në këtë vepër nuk del si diçka e thatë, as si qëllim në vetvete, por del brenda një vështrimi semantik të frazës së përbërë, duke depërtuar nga struktura te kuptimi i frazës.Downloads
References
-
Shih për këtë Th. Dhima, Rreth termave periudhë, frazë dhe fjali e përbërë, në “Çështje të sintaksës së gjuhës shqipe”, Infobotues, Tiranë, 2013.
-
M. Domi, Sintaksa e gjuhës shqipe II, konspekt-leksione, Tiranë 1972 (ribotim, bot. I, 1966), f. 1.
-
M. Totoni, Fraza me nënrenditje, shblu, Tiranë, 2000, f. 9.
-
Po ai, po aty.
-
M. Totoni, Fraza..., f. 17.
-
M. Totoni, Sintaksa e gjuhës shqipe, Fraza e përbërë, Arbëria, 2013, f. 18.

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.