Disa koncepte sintaksore në veprën Sintaksa e gjuhës shqipe të Menella Totonit

Авторы

  • Thoma Dhima

Аннотация

Sintaksa e gjuhës shqipe, Fraza e përbërë, Arbëria, 2013 e M. Totonit është vepra më e fundit ndër botimet nga fusha e sintaksës së gjuhës shqipe. Kjo vepër, e një rëndësie të veçantë për gjuhësinë tonë, është sintezë e punës shumëvjeçare e njërit prej studiuesve më të spikatur në fushën e sintaksës së shqipes. Ajo dallohet për nga mënyra e veçantë e trajtimit të problemeve sintaksore, për thellësinë e gjerësinë e studimit të dukurive, për metodologjinë e kriteret e përdorura, e mbi të gjitha, për zgjidhje e qëndrime të goditura që i shkojnë për shtat natyrës së sintaksës së gjuhës sonë. Struktura sintaksore e shqipes standarde ka gjetur në këtë vepër një trajtim të plotë e të hollësishëm. Vepra trajton aspektin e frazës së përbërë në gjuhën shqipe në gjerësi e thellësi deri në detajet më të imta. Fraza e përbërë është bërë objekt studimi nga ky autor në punimin Fraza me nënrenditje, Shblu, Tiranë 2000, por në punimin e fundit jo vetëm që e ka plotësuar e zgjeruar punimin e mëparshëm, por është thelluar më tej në të duke zbuluar fakte të reja e interesante të strukturës sintaksore të shqipes. Struktura sintaksore e shqipes në këtë vepër nuk del si diçka e thatë, as si qëllim në vetvete, por del brenda një vështrimi semantik të frazës së përbërë, duke depërtuar nga struktura te kuptimi i frazës.

Скачивания

Данные скачивания пока недоступны.

Библиографические ссылки

  1. Shih për këtë Th. Dhima, Rreth termave periudhë, frazë dhe fjali e përbërë, në “Çështje të sintaksës së gjuhës shqipe”, Infobotues, Tiranë, 2013.

  2. M. Domi, Sintaksa e gjuhës shqipe II, konspekt-leksione, Tiranë 1972 (ribotim, bot. I, 1966), f. 1.

  3. M. Totoni, Fraza me nënrenditje, shblu, Tiranë, 2000, f. 9.

  4. Po ai, po aty.

  5. M. Totoni, Fraza..., f. 17.

  6. M. Totoni, Sintaksa e gjuhës shqipe, Fraza e përbërë, Arbëria, 2013, f. 18.

Загрузки

Опубликован

2013-12-11

Как цитировать

Dhima, T. (2013). Disa koncepte sintaksore në veprën Sintaksa e gjuhës shqipe të Menella Totonit. Studime Filologjike, 1(3-4), 173–182. извлечено от https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3409

Выпуск

Раздел

Artikuj