Ndihmesat e Prof. Dr. Jorgji Gjinarit në lëmin e fonetikës së shqipes
Abstract
Kërkimet fonetike në fushë të shqipes janë relativisht të reja krahasuar me ato në fushë të morfologjisë dhe të sintaksës. Është e vërtetë se njohuri për sistemin tingullor të gjuhës sonë jepen që në gramatikat e para dhe se këto njohuri vijnë duke u shtuar në gramatika si ajo e I. D. Sheperit apo e K. Cipos, por përshkrimet e para fonetike të shqipes i gjejmë në studimet dialektore. Dhe ndër dialektologët që kanë kontribuar më shumë në këtë drejtim është pa dyshim prof. Jorgji Gjinari, i cili një pjesë të qenësishme të veprimtarisë së vet kërkimore-shkencore ia kushtoi fonetikës. E nisi punën në vitin 1956 pranë Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë si dialektolog dhe po atë vit përgatiti artikullin e parë “Një vështrim mbi të folmet e Oparit”, të botuar më 1957 në numrin e parë të Buletinit të Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe e kulmoi më 1990, me veprën madhore Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe, hartimin e të cilit e udhëhoqi vetë që nga fillimi e deri në fund. Pra, një periudhë 40-vjeçare pune të përkushtuar në terren, në zyrë dhe në auditor, që e bën të shquhet si dialektologu shqiptar me ndihmesat më të spikatura në studimin e dialekteve të shqipes.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2015-12-10
How to Cite
Memushaj, R. (2015). Ndihmesat e Prof. Dr. Jorgji Gjinarit në lëmin e fonetikës së shqipes. Studime Filologjike, 1(3-4), 41–56. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3523
Numër
Section
Artikuj
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
