Poezia-miniaturë në gjuhën Shqipe dhe shkurtimat e Xhevahir Spahiut
DOI :
https://doi.org/10.62006/sf.v75i3-4.1106Résumé
Miniaturat në vargje, këto forma të shkurtra e të stilizuara poetike, sprovuan prej kohësh shkrimtarët shqiptarë të cilën shfaqen herë në rolin e krijuesit të mirëfilltë, herë në rolin e mbledhësit, të përgatitësit për botim apo të përkthyesit të atij materiali poetik letrar, që i bindet “ligjit” të shkurtësisë. Edhe pse jo aq të shpeshta, sa mund të përbënin një dukuri ngulmuese, format e poezive të shkurtra kanë qenë të pranishme prej mëse një shekulli në krijimtarinë e disa shkrimtarëve shqiptarë. Vlen të theksohet që në krye se kjo prani e poezisë me pak vargje në shqip nuk i brendashkruhet ndonjë lëvizjeje letrare, si minimalizmi për shembull, që mori hov në Amerikë mes viteve ’60-’70 të shekullit të 20-të, si praktikë shkrimore me synime të qarta, që e vendosi veten qëllimshëm kundrejt llojit të gjatë të poemës romantike e realiste. Teknikat e mëvonshme shkrimore të poezisë miniaturë, ringjallur nga modernizmi si praktika shkrimore, mbetën të panjohura për shumë kohë në Shqipëri. Në këto bën pjesë edhe krijimtaria në poezi miniaturë e imazhistëve, shkruar në mes të viteve 1920-1930, me përfaqësues E. E. Cummings, W. C. Williams apo E. Pond e më pas prej brezit letrar Beat1, të cilët sjellin risi dhe e pasurojnë modelin perëndimor të poezisë-miniaturë, përfshi edhe poezinë-fragment.
Téléchargements
Téléchargements
Publiée
Comment citer
Numéro
Rubrique
Licence
© Akademia e Studimeve Albanologjike 2023

Ce travail est disponible sous licence Creative Commons Attribution - Pas d’Utilisation Commerciale - Partage dans les Mêmes Conditions 4.0 International.
