Leximet e iluminizmit në europën lindore
DOI :
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3362Résumé
Në botën e sotme, idetë qarkullojnë lirisht; një modernitet i marrë që prej shekullit të 18-të me lëvizjen Iluministe, lëvizje që u përqafua në Shqipëri nga Lëvizja Kombëtare e Rilindjes. Veprat e mendjes, qofshin letrare, filozofike apo artistike nuk ndalen prej kufijve, por me gjithë entuziazmin që ngjall ky fakt mbetet problemi i pritjes dhe pritshmërisë së këtyre veprave në kohë dhe vende të ndryshme; veprat e iluminizmit janë të lexuara dhe të interpretuara në letrat shqipe, lexime dhe interpretime të ndryshme në kohë të ndryshme; dimë që Kontrata Sociale dhe Emili janë lidhur ngushtë me shumë shprehje politike, shoqërore, kulturore, sidomos gjatë periudhës së komunizmit të vendosur në këto vende. Rousseau-i dhe autorë të tjerë iluministë janë të pranishëm që nga shekulli i XIX-të në shume vende të Europës Lindore, si Poloni, Bullgari, Shqipëri, në planin pedagogjik, filozofik e letrar dhe, në një analizë të pritjes e të leximeve të veprës së tyre në këto vende, nuk mund të injorojmë veçorinë specifike e vështirësinë reale që përfaqëson secila kulturë si univers kuptimesh, i devijuar edhe prej historisë. Konferenca mbi LeximetTéléchargements
Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.
Téléchargements
Publiée
2012-12-18
Comment citer
Tartari, E. (2012). Leximet e iluminizmit në europën lindore. Studime Filologjike, 1(3-4), 249–250. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3362
Numéro
Rubrique
Jeta shkencore
Licence
© Akademia e Studimeve Albanologjike 2024

Ce travail est disponible sous licence Creative Commons Attribution - Pas d’Utilisation Commerciale - Partage dans les Mêmes Conditions 4.0 International.
