“Zbulimi i vetvetes n’pasqyrë t’letravet” i Laura Smaqit
Résumé
Shkrimtarët e mëdhenj janë si horizonti që sa më tepër t’i afrohesh aq më shumë zgjerohet. Prandaj ata arrijnë të të befasojnë gjithnjë. Për këtë arsye në çdo kohë mund të zbulosh tek ata diçka të re. Një monografi që zbulon aspekte të reja të kontinentit të gjerë dhe gati të paeksploruar të formës së veprës së Koliqit – këtij shkrimtari të himnizuar, të anatemuar, të mohuar gjatë dhe tani vonë të rivlerësuar – ja ç’është vepra e Laura Smaqit me titullin origjinal dhe befasues “Zbulimi i vetvetes n’pasqyrë t’letrave”. Kjo monografi përbën kurorëzimin dhe sintezën e një veprimtarie shkencore që gjer tani ishte shprehur kryesisht në artikuj dhe studime në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Që në këta artikuj dhe studime vihej re një origjinalitet tezash, një nivel shkencor dinjitoz, një forcë sintetike dhe një rigorozitet shkencor që s’e përjashtonte stilin e rrjedhshëm dhe të gjallë.Téléchargements
Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.
Téléchargements
Publiée
2009-12-14
Comment citer
Kodra , K. (2009). “Zbulimi i vetvetes n’pasqyrë t’letravet” i Laura Smaqit. Studime Filologjike, (3-4), 187–190. Consulté à l’adresse https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/4238
Numéro
Rubrique
Kritikë dhe bibliografi
Licence
© Akademia e Studimeve Albanologjike 2024

Ce travail est disponible sous licence Creative Commons Attribution - Pas d’Utilisation Commerciale - Partage dans les Mêmes Conditions 4.0 International.
