Fshati shqiptar i Bullgarisë, Mandrica. Studim dhe tekste
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v19i1.1671Abstract
Më 1949, një nxënësi im, ahere student në Universitetin e Plovdivit, më dërgoi tekstin e një kënge popullore shqipe, të mbledhur në fshatin shqiptar Mandricë të Bullgarisë, nga një mandricar vetë. Teksti ishte shkruar me alfabetin bullgar dhe unë e gjeta ahere jo të përshtatshëm për botim. Prita rastin të shkoj vetë në Bullgari dhe të vizitoj të vetmin fshat ku rende flitet shqipja në atë vend. Kjo u bë në shtatorin e vitit 1959)i Mandrica gjendet në këndin më juglindor të Bullgarisë, tamam në kufirin bullgaro-greko-turk. Është qendër lokaliteti në rrethin e Ivajlovgradit. Fshati është i veçuar në vise kodrinore dhe dushkaja. Është nj’a 30 km nga Adrianopoli i Turqisë, të cilin mandricarët e quajnë Qytet, kurse çdo qyteti tjetër i thonë kasaba.
Downloads
Downloads
Pubblicato
Come citare
Fascicolo
Sezione
Licenza
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

Questo lavoro è fornito con la licenza Creative Commons Attribuzione - Non commerciale - Condividi allo stesso modo 4.0 Internazionale.
