Kompozitat dëshirore dhe urdhërore të shqipes
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.vi4.2839Abstract
Kompozitat e shqipes janë bërë në këta dy-tre dhjetëvjeçarët e fun- dit një nga fushat kryesore të fjalëformimit, tek të cilat është përqendru- ar vëmendja e gjuhësisë shqiptare1. Kjo e ka burimin tek arësye objektive. Nga njëra anë, kompozimi është një nga mënyrat më produktive e më aktive të pasurimit të leksikut të shqipes së folur e të shkruar dhe të zhvi- llimit të sistemit të saj fjalëformues e gramatikor. Nga ana tjetër, studimi i kompozimit të fjalëve në shqipen ka mbetur më prapa se ai i de- rivacionit. Në fushën e kompozitave të shqipes ka akoma sot mjaft tipe e nëntipe që nuk janë përshkruar e trajtuar fare as në gramatikat, as në studime të veçanta. Të tilla janë edhe dy grupe kompozitash, të cilat mund t’i quajmë kompozita dëshirore (deziderative) dhe kompozita urdhë- rore (imperative), duke u mbështetur tek veçoritë e tyre semantiko-struk- turore1 2· Këto veçori mund të zbuloheshin edhe nga studimi i secilit prej të dy grupeve më vete, por, duke marrë parasysh se kompozitat e kë- tyre dy grupeve kanë midis tyre lidhje thelbësore të brendshme e të jash- tme, ne mendojmë që përcaktimi i veçorive të tyre do të ishte më i plotë, në qoftë se ato do të trajtoheshin së bashku.Downloads
References
-
Shih K. Cipo, Rreth disa kompozitave dhe Kompozitat determinative, në «Buletin i Institutit të Shkencavet», 1948, përkatësisht I. f. 51-54 dhe II-II1, f. 9-12; A. Xhuvani, Selectae. Kompozitat, «Buletin për Shkencat Shoqërore», 1952, III; A. Kostallari, Mbi disa veçori të fjalës së përbërë në gjuhën shqipe, në «Buletin i USHT, Seria Shkencat Shoqërore», 1961, III, f. 3-24; Kompozitat ekzocentrike të shqipes si tema fjaléformuese, në «Buletin i USHT, Ser. Shkencat Shoqërore», 1962, III, f. 3-48; Mbi disa veçori të strukturës semantike të kompozitave pronèsore të shqipes, në «Konferenca e parë e studimeve albanologjike», Tiranë 1965, f. 161-167; Sii'. Demiraj, Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe, I, (dispensé), Tiranë, 1965, §§ 52-55 etj. ,mm
-
Shënojmë këtu se termin «kompozité» po e përdorim në kuptimin më të gjerë, domethënë për të gjitha formimet, prej dy a më shumë temash ose fjalësh që përfshihen si në slerën e fjalëve të përbëra (ose, siç quhen nganjëherë, të kompozitave të mirëfïllta), ashtu edhe në atë të fjalëve të përngjitura. Dallimet midis formimeve që i takojnë kategorisë së parë dhe atyreve që i takojnë së dytës do të bëhen në përcaktimin e veçorive të çdo tipi e nëntipi konkret.
-
Më poshtë do të shënohet me nistoret: KLSH.
-
Fjalët që nuk kanë ndonjë shënim për burimin e shkruar o arkival janë mbledhur nga autori.
-
fendëqokë — grua jo pastërtore, pise, palavonjkë (Myzeqe).
-
Kjo pjesore më -të, e cila në Mesharin e Buzukut përdoret rregullisht si e tillë, sipas dëshmive të një çerekshekulli më parë, është ruajtur akoma e gjallë në të folmet e Rekës së poshtme (shih A. Xhuvani, Pjesorja në shqipet, «Buletin për shkencat shoqërore», 1954, II). Por, sidoqoftë, në përgjithësi në gjuhën e sotme shqipe nuk mund të flitet më për ekzistencën paralele të një pjesoreje më -ië, për fol jet që e kanë pjesoren në -m(ë) ose -r(ë): kam thamë - tharë, pâmé -parë etj.
-
Rietimologjizimet e tipit krahathadër krahathatë autori i ka trajtur më gjerë në lidhje me problemin e motivimit të fjalës në kursin teorik Formimi i jja- lëve në gjuhën shqipe, lexuar prej tij në vitet 1955-1962 në Institutin e lartë pe- dagogjik të Tiranës dhe në Fakultetin e historisë e të filologjisë të Universitetit shtetëror të Tiranës. Këtu e shohim të nevojshme të shënojmë se nuk përjashtohet
-
''‘që krahathatë të jetë edhe një formim më vete, paralel me krahathadër dhe analog me formimet e tipit gojëthatë-i. Sqarimi i kësaj çështjeje kërkon që të hetohet më tej burimi dhe përdorimi i kësaj kompozite në krahinat e ndryshme të vendit tonë. Autorët e fjalorëve, me sa duket, e kanë marrë këtë fjalë nga Fjalori i gjuhës shqipe i Kristoforidhit, i cili si burim për «krahathadër» shënon Elbasanin dhe jep një shpjegim që përfaqëson interes të veçantë edhe për formimin e fjalës krahathatë: «krahathadra i vret zoqtë me krahë edhe i ha, po sqifteri i ze zoqtë fluturimthi me thonj edhe i nduk me squpinë.» Ky shpjegim i përpiktë i Kristoforidhit zbulon qartë motivimin semantik të krahathatë (populli e ka krijuar kom- pozitën, duke mallkuar pikërisht krahët, elementin kryesor dëmtues) dhe mund të shjhet si një argument që flet më tepër në të mirë të formimit të pavarur të kompozitës krahathatë. Sidoqoftë, ekzistenca dhe përdorimi prej kohësh në të fo- lurit popullor i të dy modeleve fjalëformuese (emër emër dhe emër -f- mbiemër) nuk na lejon, pa bërë kërkime të mëtejshme, ta quajmë pa tjetër kompozitën krahathatë një rietimologjizim popullor të krahathadër.
-
Nganjëherë kryefjala është emërtimi i një fuqie të mbinatyrshme «Perëndia, Allahu», gjë që lidhet me besimet e kota.
-
Si tek faqezi, ashut edhe tek derëzi, ditëzi mospërkimi në gjini i komponentit të dytë që cilëson të parin e ka burimin te karakteri ekzocentrik i këtyre fjalëve të përbëra: nocioni në tërësi nuk qëndron si diçka më vete, por i vishet si atribut një subjekti të jashtëm, për ta përcaktuar atë (ose edhe për ta emërtuar). Kështu e gjithë kompozita-mbiemër, si njësi tërësore, pavarësisht nga lidhja brenda kom- ponenteve, përkon në gjini, në numër, në rasë etj. me emrin, me të cilin lidhet si atribut. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për kompozitat e tipit flamëmadh, kolerëmadh, murtajëmadh, brengëmadh etj. që trajtohen më poshtë.
-
Shih p.sh. «Aliko, murtajëmadhi — Ju muarrën mishtë nga zjarri» Th. Mitko, Bleta shqyptare, Vjenë, 1924, f. 115.
-
ëngël-a përdoret në kuptimin «plasje-a»·.
-
ënjëtë-a përdoret në kuptimin «plasje, flamë».
-
fshiqe, fshiqezë në Myzeqe përdoret për të shënuar një sëmundje të rëndë epidemike, që godet e «fshin»· shumë njerëz e kafshë, shpendë, si kolera, murtaja, li ja, fruthi etj.
-
kolanec-i = sëmundje që godet kafshët e shpendët në këmbë; quhet edhe «çalë-a» (sipas KLSh.).
-
Skërbajë = krimb. vemje (KLSh).
-
Kur komponenti i dytë në tipat me srtukturë emër + pjesore ka kuptim rezultativ-atributiv, atëhere kemi të bëjmë jo më me një pjesore, por me një pjesore të mbiemërsuar (të adjektivuar) ose me mbiemër participor.
-
Sipas mendimit tonë, pikëpamja që zotëron deri më sot se pjesorja në gjuhën shqipe të sotme ka kategoritë gramatikore të kohës e të diatezës ka ne- vojë të rishikohet. Si në manualet shkollore, ashtu edhe në ato universitäre të kohëve të fundit pohohet në mënyrë të prerë se «format e pashtjelluara të foljes (ku përfshihet edhe pjesorja — A.K.) kanë kategoritë gramatikore të kohës dhe të diatezës», se «pjesorja, kur folja është transitive, ka kuptim pësor» dhe se pjesorja e shqipes, që është një pjesore e shkuar, «i përgjigjet participit të shkuar të latinishtes, të gjuhëve neolatine, si edhe të gjuhëvet gjermanike» (shih Sh. Demi- raj, Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1965, II, përkatësisht f. 232, 233, 241). Kjo pikëpamje, me sa duket, ka kaluar nga trualli i studimit historik- ki’ahasimtar të pjesoi’es së shqipes në gramatikat e shqipes së sotme. Sipas mendi- mit^tonë, problemi i pjesores në gjuhën shqipe i duhet nënshtruar një studimi të veçantë diakronik e sinkronik në shumë aspekte, duke e parë atë, përveç aspektit thjesht morfologjik, edhe në aspektin sintaktik e fjalëformues.
-
Një fjalë joemërtuese e tillë është p.sh. pasthirrma «tungjatjeta!», e cila qëndron më vete dhe nuk bën pjesë në tipat strukturorë të fjalëve të përngjitura që trajtohen më poshtë. Në këtë fjalë të përngjitur emri është në funksion kryefjale, të ngjashëm me funksionin e komponentit të parë në zbërthimin e fjalëve të përbëra të tipit gojëlidhuri.
-
Duhet thënë se jo nga të gjitha fjalitë-forxnula dëshirore me foljen «qoftë»· janë formuar, nëpërmjet univerbimit, fjalë të përngjitura dëshirore; p.sh., me gji- thë se kanë ekzistuar në të folurit popullor fj ali-formula si «ai qi kjoftë tretë», «ai qi kjoftë djegë» në kuptimin «djalli, shejtani», emra të përngjitur prej tyre nuk janë formuar.
-
V. A. Zvegincev, Semasiologia, Moskva, 1957, f. 201.
-
Shih M.D. Stepanova, O «vnjeshnjei» i «vnutrennjei» valentnosti slova, rev. «Inostrannie jaziki v shkole», 1967, III, f. 14. Për aspekte të veçanta të këtij problemi në gjuhë të ndryshme përfaqësojnë interes sidomos disa punirne të ko- hëve të fundit: G. Helbig. Untersuchungen zur Valenz und Distribution deutscher Verben, në «Deutsch als Fremdsprache», Leipzig, 1966, 3; L. N. Zasorina. V. P. Ber- kov' Ponjatije valentnosti v jazike, në «Vestnik» LGU, Leningrad. 1961. 8, vip. 2; W. Porzig, Das Wunder der Sprache, Bern, 1962; W. Mötsch, Zur Stellung der «Wortbildung» in einem formalen Sprachmodell, në «Studia Grammatica», Berlin, 1965; L. Tesniere, Eléments de syntaxe structurale, Paris, 1965 etj.
-
Përsa i përket valencës së brendshme të fjalëve të përngjitura (siç janë edhe kompozitat dëshirore të tipit qoftëlargu, mostpastëpjesi, largneshi, ndjesëpasti etj.) ne mendojmë se kjo valencë duhet parë jo thjesht si valencë e brendshme, as si e jashtme, por si një lloj i ndërmjetëm valence, i tipit kalimtar: këtu kemi të bëjmë me shndërrimin e valencës së jashtme në valencë të brendshme nëpërmjet univerbimit. ndërsa vetë fjala e përngjitur, si njësi tërësore leksikore, fiton një valencë të jashtme të re.
-
Shih më gjerë për këtë L. R. Zinder, O lingvistiçeskoi verojatnosti, rev. «Voprosi jazikoznanija», 1958, II, f. 123 e vij.
-
Kjo çështje është trajtuar më hollësisht nga autori në art. Mbi disa veçori të fjalës së përbërë në gjuhën shqipe, në «Bulet. i USHT, Seria Shkencat Shoqë- rore», 1961, III, f. 3-24.
-
Termi «distrubucion» përdoret në gjuhësinë e sotme me një përmbajtje jo plotësisht të njëjtë. Në vështrimin më të përgjithshëm ky term përdoret për të shënuar «tërësinë e të gjitha rrethimeve (konteksteve), në të cilat mund të gjen- det një njësi gjuhësore e caktuar, duke ja kundërvënë këto rrethime atyre rrethimeve. në të cilat kjo njësi gjuhësore nuk mund të takohet». Me fjalë të tjera termi «distribution» shënon vendin, rendin, lidhëshmërinë e veti të tjera të tilla të për- ' dorimit të një njësie gjuhësore të caktuar në planin e vendosjes, vendndodhjes së pjesëve të veçanta të të folurit në raport me njëra-tjetrën (shih O. S. Ahmanova, Slovar lingvistiçeskih terminov, Moskva, 1966, f. 137).
-
Ndër fjalët e përngjitura dëshirore monosemantike mund të jenë pronësore vetëm ato që ndërtohen shprehimisht me vetën e tretë dëshirore të foljes kam (si ndjesëpasti, mospastëpjesi).
-
Nuk përjashtohet që tek fjali urdhërore të këitj tipi ta kenë burimin edhe kompozita si shkundadimën («ditët e plakavet në mbarim të marsit e në fillim të prillit, të ftohtit e mbramë të dimnit gjerm. «Gestrenge Heren, Eisheilige», N. Ga- zulli, Fjalorth i ri, 1942, f. 401; ka të ngjarë të jetë substantivim i fjalisë urdhërore, me të cilën, sipas besimit popullor, iu drejtua prilli marsit «shkundu, dimën!») dhe lefaqen-i — llafazan, (Seltë-Shpat. Dh. S. Shuteriqi, Fjalë të pambledhura, në «Buletin i Inst, të Shkencavet», 1949, II, 1 79); por, në rast se kjo do të ishte kompozitë urdhërore, atëhere duhej të dallohej nga të tjerat, sepse pas strukturës së jashtme urdhërore-nxitëse (këtu: «lef, qen!») qëndrojnë në të vërtetë marrë- dhënje të tjera: komponenti i dytë kryen funksionin e një plotësi të krahasimit me përmbajtje atributive («lef si qen!») dhe kështu e tërë kompozita fi ton një për- mbajtje cilësore. Sidoqoftë, pèrsa i përket burimit të tyre këto kompozita kanë nevojë të studjohen më vete.
-
Furrare = «furrë, një furrë bukë» (p.sh. «Hëngra sot një furrare bukë, si- kur kisha dy ditë pa ngrënë», KLSh.)
-
Shih për këto formime E. Fabian, Das exozentrische Kompositum im Deutschen, Leipzig, 1931, f. 326 dhe 341-348.
-
Për veçoritë e kësaj periudhe, në krahasim me periudhat e'tjera të vitit, shih Rr. Zojzi, Gjurmët e nji kalendari primitiv në popullin tonë, në «Buletin i Institutit të Shkencavet», 1949, I, f. 111.
-
A. Xhuvani ka shprehur mendimin se pjesa e dytë (- hujdi), «asht nji shndërrim trajte i pjesës së parë» (shih Vrejtje mbi fjalët e pambledhura, në «Buletini i Institutit të Shkencavet», 1949, I, f. 121). Një shpjegim i tillë është i pra- nueshëm. Megjithkëtë, shndërrimi i trajtës i ka dhënë komponentit të dytë një kup- tim, vërtet, në vetvete të papërcaktuar e të përcaktueshëm vetëm në raport me të parin, por relativisht të kundërt me kuptimin e të parit. Kështu këta komponentë janë vënë pak a shumë në të njëjtat marrëdhënje që vihen re edhe tek për- ngjitja ecejakë që është një sinonim i hajde-hujdi.
-
K. Cipo, Rreth disa kompozitave, në «Buletin i Institutit të Shkencavet», 1948, I, f. 51-52.
-
Po aty, f. 52. Duhet të shënojmë se zbatimi i njëanshëm i kriterit semantik e ka çuar K. Cipon të fusë në grupin e kompozitave edhe lokucione, të cilat duken qartë që nuk janë të tilla (p.sh. nat’e dite, arrën e gurin etj.), sepse në to çdo fjalë ruan edhe kuptimin e vet, edhe — ç’është akoma më e rëndësishme për karakterin e një strukture — theksin e veçantë.
-
P.sh. A. Xhuvani në punimin Origjina dhe formimi i ndajfoljevet në shqipet, në «Buletin i Inst, të Shkencavet», 1949, II, f. 63-70, nuk i përmënd f jalët si shkeleshko jo më si ndajfolje të përngjitura, por as si lokucione ndajfoljore, ku ai fut edhe lokucione si posht’e lart, sot e paskëtaj etj.
-
Shih M. Domi, Sintaksa për shkolla pedagogjike, Tiranë 1964, f. 25.
-
Mundësia e përdorimit të foleqesh edhe me demente të tjera përcaktuese, plotësuese (si p.sh. «me të gjithë») lidhet me burimin foljor të saj. Kjo karakterizon në përgjithësi çdo mbiemër participor (krhs. «Është shumë i dashur» dhe «Është shumë i dashur me të gjithë» etj.).
-
Një përngjitje e veçantë me strukturë urdhërore, e përbërë nga përngjitja kopulative e dy fjalive urdhërore (e para eliptike) është edhe pesemodil që përdoret në Berat (sipas një kumtimi gojor të J. Gjinarit: «Ay është pesemodil» = është njeri i prapë, me të cilin s’i delet dot). Kjo fjalë e përngjitur mund të zbërthehej kështu: «[jepi] pesë e mos dii!»·.të shumë i dashur» dhe «Është shumë i dashur me të gjithë» etj.).
-
V.I. Lenin, Fletoret filozofike, bot. rus. Moskë 1965, f. 74.
-
Nuk përdoren si të tilla vetëm disa emërtime të pakta popullore, që nuk ndërtohen mbi parimin e mallkimit e të urimit, si p.sh. hajfurrare, përngjitjet e tipave deleduk e shkeleshko, ndajfoljet, neologjizma si Lajumi
-
.40) Jacobi, Compositum und Nebensatz, Bonn, 1897, f: 73.
-
Shih për këtë aspekt të studimit të fjalëve në planin leksikor M. Dokulil, Tvoreni siov v cestirle, 1. Teorie odvozovâni slov, Praha, 1962, f. 206, 94 etj.
-
Shih për eufemizmat në shqipen edhe E. Çabej, Disa eufemizma të shqipes, «Buletin i Institutit të Shkencavet», 1949, I, 72-84. Shënojmë, me këtë rast, se E. Çabej quan eufemizma si fjalët nusezë, nus’e lalës, buklëzë, bishtafurkabukura etj., ashtu edhe gojëlidhuni, gojëmbërthyeri, i pagoji, i papjesi, qoftëlargu etj. Sipas men- dimit tonë, këto dy grupe fjalësh nuk do të ishte e drejtë të identifikoheshin, sepse ato, megjithëse janë zëvendësuese të tabuve, ndërtohen mbi parime semantike dia- metralisht të kundërta. Për idetë që shërbejnë si bazë për fenomenet tabu tek popujt e Evropës shih sidomos D.K. Zelenin, Tabu slov u narodov, Vostoçnoj Europi i Se- vernoj Azii, Leningrad, 1929. Ndër të tjera, ky autor thekson se si fjalët «zëvendësuese»· tek këta popuj «Zgjidhen fjalë të tilla, të cilat me përmbajtjen ose me kuptimin e tyre duhet të ndikojnë mbi natyrën e qenjes që emërtohet ose edhe të një sendi të caktuar në drejtimin e dëshirueshëm» (f. 6).
-
Shih Rr. Zojzi, Gjurmët e nji kalendari primitiv në popullin tonë, në «Buletin i Institutit të Shkencavet», 1949, I, f. 87. Paraqet interes për këtë çështje edhe një dëshmi e Spiro Dînes mbi betimet e lashta të popullit tonë. «Në Shqipëri para 60 vjet që mbanj mënt unë, kur bënin be stërgjyshërit tanë, nukë bënin pas fesë sot- me, po pas fesë së qëmoçme. Atëherë betoheshinë kështu: «Për atë Qiell, për atë Djell, për këtë Dhe, për këtë Shesh, për këtë Lëmë, për atë Mal, për atë Shkëmp, për këtë Gur, për këtë Shpellë etj. etj. Ben’e madhe që bënin qëmoti shqiptarëtë, kishinë këtë të Guritë, po dhe sot nëpër fshatarat e kanë këtë be për më të madhe edh’e thonë tashti «more gurë më qafë!» (Shih Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, III, Tiranë 1962, f. 275, nga S. Dîne, Valët e Detit, kap. XV).
-
Shih për këtë analogji K. Cipo, art. cit., f. 52.
-
Shih J. Casares, Introduccion a la lexicografia moderna, Madrid, 1950 (bot. rus. 1958, f. 180).
-
Shënojmë se neologjizma të tilla si Lajumiri tregojnë se struktura folje në urdhërore + përcaktim ndajfoljor është plotësisht e mundshme edhe në shqipen. Nuk përjashtohen që kërkimet e ardhshme në fushën e leksikut popullor të nxje- rrin në dritë edhe formime popullore me një strukturë të tillë.
-
J. Casares, vep. cit., f. 54.

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.