Botëkuptimi socialist dhe politika e tij botë-reduktuese
Abstract
Në plan të parë, ky artikull rreket të analizojë mënyrën se si gërmëzohet programatika e Botës së re në ekonominë shtetërore të regjimit diktatorial shqiptar, mbi cilat premisa ideologjike dhe materiale mbështetet dhe formësohet botëkuptimi socialist dhe cilat mekanizma shtetërorë dhe shkencorë përforcojnë konturet e tij. Në një plan të dytë, analizohen aspekte të dijes etnografike dhe folklorike në situatë diktatoriale, që përforcojnë premisat universaliste të botëkuptimit socialist dhe, njëkohësisht, varfërojnë apo reduktojnë konfigurimet kozmologjike plurale në shoqërinë tradicionale shqiptare.



