Veprimtaria dhe zhvillimi i arkivave në Maqedoni nga viti 1926-1951
Abstract
Arkivat janë institucione në të cilat ruhet thesari burimor i shkruar, incizuar, krijuar, regjistruar apo në një formë tjetër përmes dokumenteve, shënimeve që kanë të bëjnë me ngjarje të ndryshme. Arkivi ruan përje-tësinë e kujtesës shoqërore dhe njerëzimit në përgjithësi dhe është thesar i një shoqërie, kombi dhe vendi, prandaj quhet “Memorie e shoqërisë”. Ky punim trajton çështjet e themelimit, veprimtarisë dhe zhvillimin e arki-vave në mënyrë institucionale në Maqedoni si dhe funksionimin e tij në periudha të ndryshme kohore. Pas Luftës së Parë Botërore, duke e parë të arsyeshme zgjerimin e arkivave, mbretëria serbo, kroate, sllovene, me iniciativën dhe ndihmën profesionale nga Arkivi Shtetëror i Beogradit, u formua Arkivi Shtetëror në Shkup më 28 shtator të vitit 1926 i cili funksionoi në fillim me dy të punësuar dhe ishte i vendosur në shtëpinë e drejtorit Delimir Llazareviq. Deri në vitin 1941 Arkivi i Shkupit ishte institucion më vete, pastaj iu bashkëngjit Muzeut të Serbisë jugore në Shkup. Ndër institucionet e para që kishin grumbulluar lëndën arkivore deri në formimin e arkivave përkatëse në Maqedoni ishin Instituti për Histori Nacionale dhe Fakulteti Filozofik në Shkup. Drejtoria e parë arkivore në Republikën Popullore të Maqedonisë u formua në vitin 1949 dhe Arkivi Historik i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Maqedonisë. Lënda arkivore u ruajt në disa institucione deri më 1 prill të vitit 1951, kur u themelua Arkivi Shtetëror i Republikës Popullore të Maqedonisë.



