Arkivi shkencor i Institutit albanologjik në Prishtinë historia, fondet dhe aktivitetet
Abstract
Pas Luftës së Dytë Botërore nga disa intelektualë të vendit tonë, filluan përpjekjet për themelimin e një instituti që do të merrej me të kaluarën dhe me kulturën materiale e shpirtërore të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Një përpjekje e tillë dha rezultate në vitin 1953.
Këshilli Ekzekutiv Krahinor për Kosovë e Metohi, siç quhej në atë kohë, më vendim nr. 793, dt. 29 korrik 1953 kishte vendosur të themelonte Institutin Albanologjik në Prishtinë, ndërsa vendimi në “Gazetën zyrtare” të kohës, u publikua më 15 gusht të po atij viti. Mirëpo, për arsye të ndryshme, me vendim të organeve të atëhershme, më 1955, ky institucion mbyllet. Në muajin shtator të vitit 1967, pas rrethanave lehtësuese politike të krijuara për shqiptarët në ish-Jugosllavi,Instituti Albanologjik (ri)fillon punën në Prishtinë. Nga viti 1967 e deri sot këtë institucion eka përcjellë i njëjti fat me popullin e Kosovës. Nga vitit 1953, kur u themelua ky institucion, punonjësit e parë dhe të paktë nënumër bënë apel përmes të përditshmes së kohës “Rilindja” për të tubuar materiale me
interes albanologjik. Kështu, me ndihmën dhe angazhimin e punonjësve të brendshëm dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm, Instituti arriti të tubonte materiale me interes albanologjik, si: dokumentacione arkivore të vjela nga arkivat e ndryshme të rajonit dhe të botës, materiale folklorike, etnografike e etnomuzikologjike nga të gjitha trevat shqiptare në ish-Jugosllavi. Materialet u mblodhën të shkruara dhe të incizuara. Këto materiale dhe shumë të tjera me interes për të kaluarën tonë, sot ruhen në Arkivin Shkencor të këtij
institucioni, i cili paraqet një burim të rëndësishëm dhe me shumë vlerë për njohuritë dhe dijet albanologjike në territorin e Kosovës dhe trevat shqiptare jashtë saj. Ky arkiv, po ashtu, është një tregues i aktivitetit të dendur shkencor në fushat albanologjike, që nga
koha kur u themelua ky arkiv dhe Instituti Albanologjik si institucion. Përmes kumtesës sonë, synojmë të vëmë në pah pasurinë që ruhet në këtë Arkiv, rëndësinë shkencore, si dhe aktivitetet e sfidat që e përcjellin këtë Arkiv.
Keywords:
Instituti Albanologjik, Arkivi Shkencor, dokumentacioni arkivor, gjuhësor, etnografik, folklorik etj.Downloads
References
-
“Qendrueshemimi i terminologjisë shqipe”, Rilindja, Prishtinë, 30 korrik 1953.
-
Tridhjetë vjet të Institutit Albanologjik(1967-1977), IAP, Prishtinë, 1997, fq. 14.
-
Arkivi i Instituti Albanologjik (më tej: AIAP), Materiale që ka sjellë Prof. Demush Shala, fas. 1, nr. 209.
References
“Qendrueshemimi i terminologjisë shqipe”, Rilindja, Prishtinë, 30 korrik 1953.
Tridhjetë vjet të Institutit Albanologjik(1967-1977), IAP, Prishtinë, 1997, fq. 14.
Arkivi i Instituti Albanologjik (më tej: AIAP), Materiale që ka sjellë Prof. Demush Shala, fas. 1, nr. 209.



