Risi të ruajtjes së dokumeneteve arkivore pranë ASHVE

Autorët

  • Dr. Florenca Stafa
  • Msc. Ergyseda Shpataraku
  • PhDc. Dhurata Lamçja

Abstrakti

Ky artikull ka për synim të sjellë një qasje të re për mënyrën e funksio-nimit të Arkivit Shtetëror Vendor Elbasan si vend ruajtjeje i dokumen-teve të rëndësishme arkivore nga viti 1945 deri më sot. Dokumentacioni në këtë institucion është gjithëpërfshirës në prejardhje, lloj, material bazë, vend e kohë krijimi dhe në informacionin që ato përmbajnë. Arkivi Shtetëror Vendor Elbasan vazhdimisht i është nënshtruar plani-fikimeve, projektimeve dhe transformimeve në nivele hierarkike me qëllim të mirëmbajtjes së dokumenteve të rëndësishme të cilat ruhen aty, por edhe për rritjen dhe për përmirësimin e cilësisë ndaj shërbimit të qyteta-rëve. Përparësitë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, për një shërbim sa më cilësor për studiuesin, kërkuesin shkencor, gjejnë zbatim në të gjitha strukturat e saj, duke sjell një transformim cilësor të vërtetë në sektorin e shërbimeve të këtij institucioni. Qëllimi i punës sonë hulumtuese është paraqitja dhe interpretimi i mënyrës së grumbullimit dhe sistemimit të materialit arkivor në periudha të ndryshme historike, duke krahasuar kostot e burimeve njerëzore dhe financiare për vetë institucionin. Gjith-ashtu, do të përbënte interes mënyra e digjitalizimit të fondeve pranë Sektorit të AShV - Elbasan, Berat, Korçë, edhe në kuadër të marrëve-shjeve institucionale për përfshirjen e studentëve në kuadër të projekteve dhe më gjerë.

Fjalët kyçe:

arkiv, përmbajtja e dokumenteve, kërkues, sektor, mbledhja e materialeve arkivore

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-18

Si të citoni

Stafa, F., Shpataraku, E., & Lamçja, D. (2023). Risi të ruajtjes së dokumeneteve arkivore pranë ASHVE. Arkivat Shqiptare, 57(1-2), 97–110. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/806