Sfidat aktuale për zhvillimin e veprimtarisë arkivore në Kosovë

Autorët

  • Ramë Manaj Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës

Abstract

Arkivistika si veprimtari shoqërore e profesionale me rëndësi të veçantë pë historinë, shkencën e kulturën si dhe për institucionet e qytetarët, vitet e fundit të paraluftës dhe ato të fillimit të pasluftës në Kosovë ka pësuar ngecje në zhvillim. Neglizhimi menaxherial deri në shkallë abuzimi në vitet e fundit të para luftës, mungesa e investimeve për kushte optimale materiale (tekniko-teknologjike e hapsinore) si dhe për profilizimin e kuadrit, bëhen faktorë negativë që gulfasin dhe stagnojnë ecuritë progresive në punën profesionale të arkivave. Rrjedhimisht gjendjen aktuale e karakterizojnë aspekte multidimensionale, të cilat sfidojnë ngritjen dhe zhvillimin e kësaj veprimtarie. Përmbajtësisht këto sfida kanë të bëjnë me legjislacionin jocilësor dhe të pamjaftueshëm, regjistraturat, punën e tyre dhe gjendjen e dokumentacionit –lëndës arkivore që e menaxhojnë, me mungesën e rregullativës nënligjore dhe sidomos (mos)zbatueshmërisë së saj, me mungesë të kushteve optimale për strehim, pra deponim të lëndës arkivore, për mbrojtje dhe ruajtje të saj në hapësirat e destinuara të tyre,me mungesë të aparaturave për klimatizim, për mbrojtje prej lagështisë, brejtësve, mykut, etj., me mungesën e kuadrit të kualifikuar e të profilizuar. Një gjendje e këtillë, aspak më e mirë është edhe sot në institucionet publike arkivore, duke filluar nga niveli lokal e deri në atë qendror (Arkivat nëpër komuna e institucione tjera lokale, Arkivat ndërkomunale dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës). Pasqyrimi i kësaj gjendjeje në “gro-plan”, disa ide e propozime referente për përballimin e këtyre sfidave dhe kapercimin e tyre janë objektivi dhe përpjekja që synohen të arrihen me shtjellimin tim të shkurtër brenda kësaj teme.

Keywords:

Veprimtaria arkivore, legjislacioni arkivor, gjendja në regjistratura, rregullativa nënligjore, zbatimi i saj, kushtet ambientale tekniko-teknologjike, depo arkivore, sfidat, masat për përmirësim të situatës.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2021-11-08

How to Cite

Manaj, R. (2021). Sfidat aktuale për zhvillimin e veprimtarisë arkivore në Kosovë. Arkivat Shqiptare, 54(1-2), 99–105. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/235

Similar Articles

<< < 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.