E drejta e informimit si një e drejtë themelore e njeriut
Abstrakti
E drejta e infromimit është pranuar si një mjet i rëndësishëm dhe i nevojshëm për përforcimin e mëtejshëm të demokracisë dhe për hapjen maksimale të qeverisë ndaj qytetarëve. Aksesi i lirë ndaj informacionit luan një rol kyç në promovimin e transparencës dhe në parandalimin e korrupsionit dhe, si i tillë, institucionet shtetërore duhet ta ofrojnë atë në kohë dhë në mënyrë të plotë për qytetarët, me qëllim që të garantojnë një përdorim sa më efektiv të tij. Gadishmëria në dhënien e informacionit nga institucionet e administratës publike rrit përgjegjshmërinë e tyre në shërbimin ndaj qytetarëve duke nxitur në këtë mënyrë transparencën e autoriteteve publike dhe respektimin e ligjit.