Qasja në dokumente publike dhe mbrojtja e të dhënave personale në Kosovë

Autorët

  • PhDc. Fatmir Arifi
  • MA Jeton Arifi

Abstrakti

E drejta e privatësisë dhe e drejta për informim janë të drejta themelore të njeriut në shoqërinë moderne. Në pjesën më të madhe të kohës këto dy të drejta janë të ndërvarura dhe e përplotësojnë njëra-tjetrën për t’u dhënë përgjegjësi institucioneve në raport me qytetarin. Privatësia dhe liria e informimit burojnë nga Kushtetuta e Republikës e Kosovës dhe fuqizohen nëpërmjet Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ligjit për Qasje në Dokumente Publike. Privatësia dhe e drejta e informimit shpesh përshkruhen si dy anët e të njëjtës monedhë që, në fakt, më shumë veprojnë si dy të drejta plotësuese që promovojnë të drejtat e individit për ta mbrojtur veten dhe për ta pro-movuar përgjegjshmërinë e institucioneve të shtetit. Në ditët e sotme Agjencia për Informim dhe Privatësi numëron vetëm nëntëmbëdhjetë të punësuar, nëpërmjet punës të të cilëve qytetarët do të duhej të kishin pritje realiste që t’u garantoheshin këto dy të drejta. Pas transformimit të këtij institucioni nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Agjencinë për Informim dhe Priva-tësi, mandati i saj është zgjeruar dhe autoriteti, si i tillë, është fuqizuar, duke pasur të drejtën tashmë të shqiptojë edhe gjoba për kontrolluesit e të dhënave, të sektorit publik e privat, në rast të shkeljeve ligjore si dhe ndaj institucioneve publike që tregohen mospërfillëse ndaj kërkesave të qyteta-rëve për t’u qasur në dokumente publike. Në këtë punim paraqitet gjendja aktuale e respektimit të këtyre të drej-tave dhe sfidat e autoritetit përkatës për t’u shërbyer qytetarëve me kapa-citete të plota.

Fjalët kyçe:

Privatësi, e dhënë personale, dokument publik, ndërvarësi

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-18

Si të citoni

Arifi, F., & Arifi, J. (2023). Qasja në dokumente publike dhe mbrojtja e të dhënave personale në Kosovë. Arkivat Shqiptare, 57(1-2), 15–24. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/800