Situata politike në Prishtinë në vitet 1945-1999

Autorët

  • MA Abaz Makolli Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Abstract

Me këtë punim synoj t’i paraqes hulumtimet për një etapë mjaft të
rëndësishme historike që lidhet ngushtë me situatën politike të Komunës së Prishtinës
nga periudha e pas Luftës së Dytë Botërore e deri në çlirimin e Kosovës më 1999, duke
i trajtuar me kujdes ngjarjet politike dhe zhvillimin e tyre në mënyrë kronologjike e që
ishin përcaktuese për realizimin e aspiratave shekullore për liri dhe pavarësi dhe
themelimin e Republikës së Kosovës.
Punimi do të ketë burime dhe referenca shkencore duke argumentuar me fakte këto
ngjarje që ndërlidhen në aspektin kohor dhe hapësinor. Kronologjia e ngjarjeve do të
përcillet nga krijimi fillestar i institucioneve publike në Prishtinë, për territorin e ishkrahinës së Kosovës në represionin e egër të viteve ’50 (aksionin e armëve) ku
shqiptarët iu nënshtruan një represioni të pashembullt nga pushteti jugosllav që njihet
edhe si “Periudha e Rankoviqit”. Pastaj do të shtjellohen demonstratat e viteve ’60 si
rrjedhojë e të cilave erdhi deri te krijimi i Universitetit të Prishtinës dhe lejimi i
përdorimit të flamurit kombëtar shqiptar e deri te shpallja e Kushtetutës së vitit 1974.
Në pjesën e tretë do të pasqyrohen demonstratat e viteve ’80 të cilat patën rol
vendimtar në zhvillimet e mëvonshme që quan në lëvizjen paqësore për liri, pavarësi e
demokraci, që vuri bazat e krijimit të institucioneve paralele të Republikës së Kosovës
e që më vonë kulmoi edhe me rezistencën e armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës e cila solli çlirimin përfundimtar të Kosovës.

Keywords:

Prishtina, Kosova, demonstrata, lufta, politika, situata

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2021-10-17

How to Cite

Makolli, A. (2021). Situata politike në Prishtinë në vitet 1945-1999. Arkivat Shqiptare, 56(1-2), 145–154. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/86

Similar Articles

You may also start an advanced similarity search for this article.