Arkivat dhe dëmtimet nga faktorët shoqërorë në Shqipëri
(djegiet, shkatërrimet dhe humbjet e dokumenteve)
Abstrakti
Krahas faktorëve fizikë, kimikë, biologjikë etj., një faktor që ndikon në dëmtimin e arkivave dhe të dokumenteve janë edhe faktorët shoqërorë, si: humbjet, shkatërrimet, djegiet, asgjësimet jo sipas kritereve arkivore etj. Gjatë historisë së shtetit shqiptar ka periudha ku këta faktorë kanë krijuar dëme në dokumente dhe arkiva, duke filluar me Luftën e Parë Botërore për të vazhduar deri në ditët tona me format e vjedhjes së dokumente dhe shitjes së tyre apo asgjësimet jo sipas kritereve arkivore. Nëpërmjet këtij prezantimi do të përpiqem që, me dokumente arkivore, t’i pasqyroj sadopak disa çaste mbi dëmtimet e dokumenteve në vendin tonë, të shkaktuar nga faktorët shoqërorë dhe përpjekjet që po bëhen, nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, si organi më i lartë i rrjetit arkivor në Shqipëri, për ta minimizuar ndikimin e këtyre faktorëve në dokumentet e Fondit Arkivor Kombëtar.