Riorganizimi i materialit arkivor në depo të Arkivit Shtetëror të Kosovës

Autorët

  • Mr. sc. Zelije Shala Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës

Abstrakti

Dokumentet arkivore, që janë dorëzuar në Arkivin e Kosovës gjatë
periudhave të ndryshme nga institucionet, nga organizata apo individë të caktuar,
janë sistemuar në depon e arkivit, ashtu siç e kanë vlerësuar udhëheqësit e
institucionit. Në shumë raste është bërë edhe ndarja e fondeve duke i vendosur nëpër
vende, gjoja “përkohësisht” apo në mungesë të hapësirës. Herë pas here kemi
organizuar punëtori të ndryshme me qëllim për sistemimin e tyre të përshtatshëm,
njëkohësisht për ta bërë më të qasshme jo vetëm punën e personelit brenda këtij
institucioni, por edhe të ofrojmë shërbim sa më cilësor për hulumtues në fusha të
ndryshme shkencore. Si i tillë, Arkivi i Republikës së Kosovës, në kuadër të trendëve të
zhvillimit dhe modernizimit, e ka të domosdoshme që, përveç sistemimit dhe ruajtjes
së të dokumenteve, të kalojë tashmë në fazën e digjitalizimit. Ndaj, për të arritur deri
te ky nivel, në kuadër të këtij punimi unë do ta shtjelloj tezën e riorganizimit,
sistemimit dhe nevojën e digjitalizimit të dokumenteve arkivore.

Fjalët kyçe:

Dokumentet arkivore, fondet, koleksionet, rregullimi, digjitalizimi

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2021-10-17

Si të citoni

Shala , Z. (2021). Riorganizimi i materialit arkivor në depo të Arkivit Shtetëror të Kosovës. Arkivat Shqiptare, 56(1-2), 211–217. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/94