Pasurimi i arkivave shtetërore vendore me dokumente nga institucionet shtetërore fondkrijuese
Abstract
Çdo institucion shtetëror ose vendor, i madh ose i vogël, funksionon duke lënë gjurmë përmes dokumenteve zyrtare / arkivore dhe të veprimtarisë së tij. Kjo gjurmë përcaktohet nga dokumentet që prodhon, nga sekretaria- arkivat e tyre. Këto dokumente, pasi prodhohen, në shumicën e rasteve i shërbejnë dinamikës së punës së institucionit që e prodhon, ndërkohë që pranë këtyre sekretari-arkivave bëhet ruajtja, mbrojtja dhe përpunimi teknik i tyre deri, në dorëzimin e tyre tek arkivi shtetëror vendor përkatës.
Pranim dorëzimi i lëndës arkivore në Arkivat shtetërore vendore është i rregulluar sipas Ligjit për Arkivat në Republikën e Shqipërisë, datë 6.11.2003, që është në fakt, ligji themelor që rregullon të gjithë veprimtarinë e Rrjetit Arkivor të Republikës së Shqipërisë.
Dokumentet arkivore të krijuara nga institucionet vendore me mbarimin e afatit të shërbimit operativ nga fondkrijuesi, dorëzohen ne arkivin vendor kompetent për ruajtje të përhershme në përputhje me legjislacionin në fjalë. Fondi arkivor është memoria e një shteti apo populli, që nëpërmjet asaj që ne krijojmë, ruajmë, mbrojmë e dëshmojmë kujtesën historike, dëshmojmë kush ishim ne, si kemi jetuar e vepruar. Pra, me një fjalë, nëpërmes dokumenteve arkivore ne ruajmë dhe tregojmë të kaluarën tonë historike.



