“Zbulimi i vetvetes n’pasqyrë t’letravet” i Laura Smaqit

Autorët

  • Klara Kodra

Abstract

Shkrimtarët e mëdhenj janë si horizonti që sa më tepër t’i afrohesh aq më shumë zgjerohet. Prandaj ata arrijnë të të befasojnë gjithnjë. Për këtë arsye në çdo kohë mund të zbulosh tek ata diçka të re. Një monografi që zbulon aspekte të reja të kontinentit të gjerë dhe gati të paeksploruar të formës së veprës së Koliqit – këtij shkrimtari të himnizuar, të anatemuar, të mohuar gjatë dhe tani vonë të rivlerësuar – ja ç’është vepra e Laura Smaqit me titullin origjinal dhe befasues “Zbulimi i vetvetes n’pasqyrë t’letrave”. Kjo monografi përbën kurorëzimin dhe sintezën e një veprimtarie shkencore që gjer tani ishte shprehur kryesisht në artikuj dhe studime në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Që në këta artikuj dhe studime vihej re një origjinalitet tezash, një nivel shkencor dinjitoz, një forcë sintetike dhe një rigorozitet shkencor që s’e përjashtonte stilin e rrjedhshëm dhe të gjallë.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2009-12-14

How to Cite

Kodra , K. (2009). “Zbulimi i vetvetes n’pasqyrë t’letravet” i Laura Smaqit. Studime Filologjike, (3-4), 187–190. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/4238

Numër

Section

Kritikë dhe bibliografi