Kategoritë gramatikore të mbiemrave

Autorët

  • Ali Dhrimo

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i3.2948

Abstract

Mbiemri, ashtu si edhe emri që përcaktohet prej tij, është një fjalë emërtuese dhe e kuptimshme, që mund të kryejë funksione të ndryshme si gjymtyrë e fjalisë dhe që ka po ato kategori gramatikore që ka edhe emri që ky përcakton. Atëhere lind pyetja: ku ndryshojnë midis tyre këto dy pjesë të ligjëratës? Për këtë duhet pasur parasysh fakti që mbiemri është vërtet n jë fjalë emërtuese dhe e kuptimshme me po ato kategori gramatikore që ka edhe emri i përcaktuar prej tij, por I këto kategori tek mbiemri janë «të jashtme»-, sintaksore, varen nga ato. të emrit të dhënë. Pra, mbiemri duhet të ketë patjetër pranë një emër, të shprehur apo të nën kuptuar (sa kohë që nuk ka kaluar përfundimisht në klasën e emrit). Rrjedhimisht mbiemri, si për nga kuptimi ashtu edhe për nga kategoritë e tij gramatikore, është i lidhur ngushtë me emrin. Duke qenë i lidhur kështu, mbiemri formon me emrin një togfjalësh, bërthamën e të cilit e përbën emri, dhe ka gjithë kategoritë gramatikore të këtij të fundit: gjini. numër e deri në një farë mase edhe rasë.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Shih hollësisht për këtë: A. Dhrimo, Rreth shkallëve të mbiemrit në shqipen e sotme letrare, n ë SF 2, 1969, 89 v.

  2. Shih: A. Dhrimo, Mbi disa çështje të klasifikimt morfologjik të mbiemrave në shqipen e sotme letrare, në SF 1, 1969. 49 v.

  3. ' A. I. Smirnicki. Morfologija anglijskogo jazy ka, Moskva, 1959, 8.

  4. Shih edhe A. A. Reformackij. V ved en ie v jazykoznanie, Moskva 1958, 196.

  5. G. Fedoruk. Sovrem en n ij ru s sk ij ja zy k , ç. II. Moskva, 1964, 31.

  6. «Shumëgjinishmëria e mbiemrave. i ashtu quajturi mocion i tyre, është sjellë prej kohës së indoevropianishtes së përbashkët. Ky fenomen ndodh, sepse ekzemplarët më të vjetër të kategorisë së mbiemrave, origjinalisht kanë qenë emra»; K. Brugmann — B. Delbrück. Grundriss der vergleichenden Grammatik der indogermanischen Sprachen — Wortlehre — 2. Bnd; 2. Teil, 1. Lieferung,

  7. Strassburg. 1911, 105.

  8. H. Paul, Deutsche Grammatik, Ha lle (Saale).. 1956. 94.

  9. S. Frashëri. Shkronjëtore e gjuhës shqip, Bukuresht 1888. 31. Lidhur me pohimin e fundit të S. Frashërit: «Si të jetë emëri të cilit i tregojnë çfarjen’a qyshjen», duhet pasur parasysh fakti që në përshtatjen e mbiemrit në gjini sipas emrit të karakterizuar prej tij, kur kemi të bëjmë me emrin vete -vetja, kemi ndikim të kategorive logjike mbi ato gramatikore. Konkretisht, kur personi i përfaqësuar nga emri vete është mashkull. atëhere pavarësisht nga fakti që emri vete është i gjinisë femërore. përshtatja e mbiemrit bëhet në mashkullore, p.sh. Katundari i jonë e gjet vetëhen të fyem e të turpnuem (H. Stermilli, Sikur, 137); Ai e ndjeu veten më të lumturin në botë kur e dëgjoi (M. Kallamata , Shokë, 37). Kjo përshtatje ndodh edhe për arësye se kuptimisht fjala vete -vetja në kontekste të tilla, në vend të kuptimit të një perori të mëvetësishëm, ka kuptimin e një përemri vetvetor, i cili, bashkë me foljen, sajon diatezën pësore të kësaj të fundit (Ndjej veten ~ ndjehem . kh. gjerm. sich fühlen).

  10. Ndërsa forma e parë e këtyre emrave është në zhdukje e sipër, forma femërore është nën dialektore dhe nuk duhet përdorur; drejt normës po priret gjithmonëe më tepër forma mashkullore e këtyre emrave.

  11. Kjo është e vërtetë vetëm për mbiemrat e nyjshëm (shih më poshtë).

  12. Për gjininë gramatikore të emrave të kafshëve e për gjininë gramatikore në përgjithësi, shih edhe K. Brugmann, Grundriss der vergle ichenden Grammatik der indogermanischen Sprachen, Zw eiter Band, zwe ite r Teil, e rs te Lieferung. Strassburg, 1911. 83-84; K. Cipo, Gramatika shqipe, Tiranë 1949. 45-46.

  13. O. Myderrizi, Gramatika e re e gjuhës shqipe, 1944, 67: K. Cipo. vep. a cit., 71:

  14. Shih : Sh. Demiraj. Morfologia e gjuhës së sotme shqipe (dispensé). T. 1964. 69.

  15. Sh. Demiraj, po aty, e quan kë të prapashtesë.

  16. Shih : Sh. Demiraj, po aty.

  17. Një nënkuptime elipsim të tillë e ka vënë re së pari A. Dozoni në: Man de la langue shkipe ou albanaise. Pa ris. 1879, 291-2.

  18. Mosndryshueshmëria e gjinisë së emrave duhet kuptuar vetëm në planin sinkronik e jo në atë historik, ku siç dihet. një emër mund të ketë kaluar (në rrjedhën e shekujve) nga një gjini në tjetrën.

  19. Sh. Demiraj, Rreth ndërrimit të gjinisë së emrave në shumës në shqipe. vështruar edhe në përqasje me rumanishten, në SF, 4, 1966, 83v.

  20. Shih për të gjitha këto: J. Gjinari, Një vështrim mbi të folmet e Oparit, në BUSHT, SSHSH, 3, 1957, 149; Idem, E folmja e Skraparit, në BUSHT, SSHSH. 1, 1958, 95; Idem, Vërejtje për të folmen e krahinës së Mallakastrës, në BUSHt! SSHSH, 3, 1962, 170; M. Totoni. Vëzhgime për të folmen e Muzinës, n ë SF 3 1965 115.

  21. Shih Q. Haxhihasani, Vëzhgim e gjuhësore në krahinën e Lurës, në BUSHT, SSHSH, 4, 1963, 128; M. Totoni, Vëzhgime rreth të folmes së qytetit të Gjirokastrës, në SF, 1, 1966. 95; B. Beci, Hulumtime gjuhësore në Mat, në BUSHT. SSHSH, 2, 1963, 234; Idem, E fo lm ja e Reç-e-Dardhës së Dibrës, II në SF, 1, 1965

  22. ; J . Gjinari, E folmja e Beratit, në BUSHT, SSHSH, 1; 1957, 123.

  23. Shih: M. Çeliku, Vérejtje mbi të folmen e Dumresë, n ë BUSHT. SSHSH,4. 1963. 228: M. Totoni, E folmja e Zagorisë, n ë BUSHT. SSHSH. 1. 1962. 20F» ; Idem. Vëzhgim e rreth të folmes së qytetit të Gjirokastrës, n ë SF, 1. 1966. 95; Idem, E folmja e Bregdetit të Poshtëm, në SF, 2, 1964, 122; J. Gjinari, Të folme te Myzeqesë. në BUSHT. SSHSH. 4. 1958. 93; J. Thomaj, E folmja e Sema " ë BUSHT, SSHSH, 4. 1961, 134; S. Floqi, Skicé e së folmes së Dangëllisë, në BUSHT, SSHSH. 3, 1958, 111.

  24. E. Çabej, Shumësi i singularizuar në gjuhën shqipe, T. 1967, 136.

  25. Art. cit., 89: «Fenomeni i ndërrimit të gjinisë në shumës gjatë këtyre dy shekujve të fundit, me disa përjashtime, ka ardhur duke u shtrirë gjithnjë e më shumë në vepra e autorëvet shqiptarë , që kanë shkruar në variantin jugor... Por në shqipen e sotme letra revihet re edhe një prirje e kundërt tek disa autorë (veriorë e jugorë), që në mënyrë të vetëdijshme e mënjanojnë fenomenin e ambigjenisë

  26. në shkrimet e tyre.

  27. Për termin shih: O. S. Ahmanova, Slovarh lin guistiçe sk ih terminov , M. 1969,

  28. Këtu bashkohemi plotësisht me mendimin e Sh. Demirajt që analogjia «ka lojtur një rol të madh në evolucionin e strukturës gramatik o re të shqipes ... ka lojtur një rol vendimtar edhe në integrimin e shumë emrave asnjanës e mashkullorë në g jininë femërore në shumës», art. cit., 93.

  29. W. Havers, Handbuch der e rklärenden Syn ta x , Heidelberg, 1931, 118-119.

  30. Haupt, M., Anmerku n g en zu Er ec 5414 (cituar sipas Haversi t, po aty).

  31. Shih: art. i cit., 89.

  32. Duhet shënuar se edhe te S. Frashëri, me gjithë vendosjen e kësaj norme prej tij, ka ndonjë luhatje ; shih për këtë vërejtjen e Sh. Demiraj. Disa shënime rreth lëvrimit të gjuhës shqipe gjaté shekullit të X IX , BUSHT, SSHSH, 1, 1959,63.

  33. Me gjithë mbizotërimin e ndërrimit të gjinisë, në mbarë shqipen letrare thuhet vetëm: rrijnë e i bëjne roje dy shelgje pleq. (N. P rifti, Çezma. 4); Vendet tona vëllezër etj.

  34. Bëjnë përjashtim këtu disa nga emrat me shumës në -a: kolektiva , objektiva, eu femizma. çap-hap-a etj., të cilët, me gjithë dëshirën për njësim. mbeten femërorë në shumës: hapa të mëdha, hapa vigane etj.

  35. Tek emrat përmbledhes; bota, fshati, populli etj. m biemri në funksion predikativ (si dhe folja këpujë) herë përshtatet me emrin sipas dukjes së tij formale (pra vendoset në njëjës), p.sh.: Është e zgjuar bota — herë sipas përmbajtjes kuptimore: Janë të zgjuar bota — Janë bërë të liq njerëzia . nuk gëzohen kur u vinë mysafirë .. . (S. Caci).

  36. Nga këta, këtë dallim e bëjnë vetëm mbiemrat e panyjshëm të gjinisë mashkullore, që në shumës ma rrin mbaresën -2.

  37. Këtu përfshihen edhe mbiemrat prejpjesorë në -rë: i vrarë — të vrarë, i prerë — té prerë.

  38. , 35, 36, 37) Shih për të gjith këta edhe Sh. Demiraj, vep. e cit. I, 71.

  39. E. Çabej, Alb. v ise un d die sing. Plurale im Albanischen, Lingua Posnaniensis,

  40. VIII, Posnan, 1960, 135-128.

  41. Duhet mënjanuar nga shqipja letrare formimi i shumësit të këtyre mbiemrave, duke vënë në shumës elementin e parë të kompozitës, p.sh. Për alpet

  42. O. Myderrizi, vep. cit., 74.

  43. K. Cipo, Gramatika, 83.42) Shih: A.Dh. Rreth shkall. të mbi. n ë shq. e sotme letr., SF. 2, 1969, 98-99.

  44. vep. e cit., 79.

  45. Po Aty.

  46. Nje qëndrim të drejtë ka mbajtur për këtë çështje. Sh. Demiraj në artikullin e tij rreth kategorisë së shquarësisë e të pashquarësisë në gjuhën shqipe, SF, 4, 1969, 153, ku shënon se « emrat e përgjithshëm dhe të përveçëm në funksionin e së ashtuquajturë rasë thirrore përdoren formalisht të pashquar, në rast se nuk ndiqen nga ndonjë përcaktor me ose pa përshtatje , ose nga një fjali përcaktore lidhore».

  47. Sh. Demiraj, Gramatika e Gjuhës shqipe — Morfologjia, T iran ë 1962, 83.

  48. A. Dhrimo, Mbi disa çështje të klasifikimit. . . , SF. I960, 54 v.

Downloads

Published

2023-10-02

How to Cite

Dhrimo , A. (2023). Kategoritë gramatikore të mbiemrave. Studime Filologjike, 1(3), 85–124. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3.2948